Politika 28 September 2025, 14:51 Nga VNA

Bashkim kombëtar me Kosovën? Rama: Formulë e shekullit të 19 dhe 20! Është e pamundur...

Ndaje në Whatsapp
Bashkim kombëtar me Kosovën? Rama: Formulë e shekullit të 19

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen e bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e cilësuar atë si një “formulë të shekullit të 19 dhe 20”, e cila sipas tij nuk reflekton realitetin e sotëm politik dhe ndërkombëtar.

Në një intervistë të fundit, Rama u shpreh se përparimi në këtë drejtim është i pamundur pa ndërtuar besim dhe simpati të plotë ndërkombëtare, gjë që sipas tij aktualisht mungon.

“Është e pamundur të përparohet në asnjë drejtim pa krijuar miqësi dhe aleanca të forta ndërkombëtare. Kjo nuk arrihet vetëm sepse ne e dëshirojmë, por sepse duhet të kemi mbështetjen e duhur. Në këtë aspekt, fjala më e butë që mund të thuhet është se nuk ka asnjë progres nga ana e Kosovës në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se e vetmja rrugë reale për bashkim është integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar:

“Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian.”

"Jetojmë në shekullin 21 dhe nuk mund të mendojmë në shekullin 21 me formula të shekullit 20 dhe lëre pastaj të shekullit 19 apo më përpara. Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete por as për vete jo sepse është tërësisht një fantazi që s’ka lidhje me realitetin”, tha Rama.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme