Politika 10 March 2026, 13:24 Nga VNA

Bardhi kritikon iniciativën e Sokol Sadushit për masat e sigurimit: Lëvizje politike për të liruar të korruptuarit e Ramës

Ndaje në Whatsapp

Bardhi kritikon iniciativën e Sokol Sadushit për masat e sigurimit:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar për vendimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë i cili ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm mbi masat e sigurimit personal.

Në deklaratën për mediat, Bardhi tha se një lëvizje e tillë është e motivuar politikisht dhe po bëhet me qëllim që të lirohen nga qelia persona të arrestuar për korrupsion, që ndodhen pranë kryeministrit Edi Rama.

“Puç kushtetues për ndryshimin e standardit për arrestin me burg, është interes politik i Ramës. Qëllimi është lirimi i personave të korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndodhen në burg.
Dje u fut në procedurë rishqyrtimi, që do të ndodhë në 9 prill një vendim unifikues i GJL që unifikon standardet. Lëvizje e diktuar politikisht për t’i hapur punë minimit të punës së SPAK dhe nxjerrjes nga burgu të korruptuarve të Ramës që ndodhet në burg. Qendroni në lartësinë e detyrës dhe mos u përdorni politikisht”, tha ai.

Kujtojmë se veprimi i kreut të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masave të sigurimit personal vjen një ditë pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për numrin e të paraburgimiet për pesonat nën hetim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme