Politika 24 April 2026, 17:24 Nga VNA

Bardhi kërkon standardin që nuk mbajti vet tek... Rama

Ndaje në Whatsapp

Bardhi kërkon standardin që nuk mbajti vet tek... Rama

Një nga aspektet që nuk dallon politikanët në Shqipëri, pavarësisht kahut politik, është raporti i tyre me përgjegjësinë për deklaratat publike. Paradoksi që vihet re shpesh është se ata kritikojnë kundërshtarin pa mbajtur vetë përgjegjësi për ato që kanë thënë më herët.

Një rast i tillë është edhe reagimi i fundit i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në një postim në Facebook, ai i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kërkojë falje publike për deklaratat e bëra në mbrojtje të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, të cilën e kishte paraqitur si një person që jetonte me qira, ndërkohë që hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah se ajo dispononte pasuri të konsiderueshme.

Ndër të tjera, Bardhi shkruan: “Tani që SPAK ka sekuestruar pasuritë e tyre me vlerë 40 milionë euro dhe që dimë se Linda e AKSHI-t kishte shtëpi në disa resorte luksoze, Edi Rama ka detyrimin të dalë publikisht dhe të kërkojë ndjesë për mbrojtjen e saj publike dhe mashtrimin e shqiptarëve. E di që po kërkoj të pamundurën, por ky është standardi minimal europian, me të cilin Edi Rama nuk ka asnjë lidhje”, nënvizon ai.

Kërkesa e deputetit të PD për llogaridhënie publike është në parim e drejtë, dhe kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij dhe për qëndrimet publike të mbajtura.

Megjithatë, në të njëjtën kohë ekziston një paradoks, pasi Bardhi kërkon standarde nga kryeministri, ndërkohë që vetë nuk i ka respektuar gjithmonë deklaratat e tij të mëhershme. Mjafton të kujtohet deklarata e tij e tre viteve më parë, kur shprehej se nëse Sali Berisha do të ishte kryetar i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, ai do të tërhiqej nga politika.

“Unë kam thënë që nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, unë nuk kandidoj më për deputet. I qëndroj kësaj deklarate dhe e kam shpjeguar këtë qëndrim me faktin që oferta jonë duhet të jetë e besueshme për qytetarët. Parakushti është që nëse Berisha do të jetë në krye të PD-së si kandidat për kryeministër, unë nuk do të kem më karrierë politike brenda PD-së. Nuk do pranoj të mbështes Berishën si kandidat për kryeministër”, shprehej Bardhi.

Krahasimi mes deklaratave të Ramës dhe Bardhit nuk lidhet me rastet konkrete për të cilat ata janë prononcuar, por me qëndrimet publike dhe përgjegjësinë për të mbajtur fjalën e dhënë, që duket se mungon tek të dy.

Nëse deputeti demokrat kërkon që kryeministri të kërkojë falje publike (gjë që duhet bërë), atëherë lind pyetja pse vetë Bardhi nuk i qëndroi deklaratave të tij të mëhershme dhe nuk kërkoi po ashtu një reflektim publik.
Prandaj, për të kërkuar standarde nga kundërshtari politik, së pari duhet të dëshmosh se i përmbahesh vetë atyre. Në këtë rast, dallimi mes palëve nuk është i madh, përkundrazi, të dy politikanët i përkasin të njëjtës kulturë politike ku retorika publike shpesh i shërben qëllimeve të momentit pa marrë parasysh përgjegjësia që duhet mbajtur karshi qytetarëve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme