Politika 30 December 2025, 12:43 Nga VNA

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar, akuzon mazhorancën për bllokimin e kërkesës së SPAK

Ndaje në Whatsapp
Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar, akuzon

Bardhi kërkon mbledhjen e Këshillit më 6 janar, ndësa sesioni nis në datën 19. Akuzon mazhorancën për bllokim të kërkesës së SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar zyrtarisht rithirrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve më 6 janar, në orën 11:00, duke akuzuar mazhorancën për zvarritje të qëllimshme të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e një deputeteje.

Bardhi deklaroi se vonesa dyjavore e shqyrtimit të kërkesës është e paprecedentë dhe është justifikuar në mënyrë absurde me pretendimin se e pandehura ka kërkuar tre javë kohë për t’u mbrojtur. Sipas tij, kur kërkohet arrest me burg, çdo i akuzuar tenton të shtyjë procesin, por kjo nuk mund të prevalojë mbi kërkesën e prokurorisë, e cila, sipas ligjit, duhet të shqyrtohet brenda 3 deri në 5 ditëve.

Ai theksoi se sot janë bërë plot dy javë nga mbërritja e kërkesës në Kuvend dhe ende nuk është dëgjuar prokuroria, një situatë që, sipas Bardhit, nuk ka ndodhur kurrë më parë, aq më tepër në kushte kur ka indicie për prishje provash dhe intimidim.

Ndërkohë, situata mbetet e paqartë për shkak të afateve institucionale. Kuvendi pritet të hapë sesionin e ri parlamentar më 19 janar, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të mblidhet më 22 janar. Kjo krijon një ngërç procedural dhe politik mbi vlefshmërinë reale të thirrjes së Këshillit më 6 janar dhe mbi vijimin e procesit të kërkuar nga SPAK.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme