Politika 25 January 2026, 10:00 Nga VNA

Bardhi i përgjigjet Ramës: Kryeministri mbron korrupsionin. Policia koordinon krimin

Ndaje në Whatsapp
Bardhi i përgjigjet Ramës: Kryeministri mbron korrupsionin. Policia

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike reagoi sot ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas dhunës ndaj protestuesve mbrëmë, duke përdorur gaz lotsjellës të skaduar dhe ujë me piper.

Ndër të tjera Bardhi shkruan se në çdo vend të Europës, një kryeministër i përfshirë në skandale nuk i përgjigjet qytetarëve me dhunë, nuk kriminalizon opozitën dhe nuk mbron individë të implikuar në korrupsion.

“Askund në Europë, kryeministri nuk shndërrohet në avokat të korrupsionit, nuk paracakton tenderat dhe nuk cakton një koordinator mes qeverisë dhe krimit të organizuar,” thuhet në reagimin e tij. Partia thekson se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk duhet të emërohet nga strukturat që lidhen me koordinimin e krimit dhe se sulmet ndaj drejtësisë janë përpjekje për të mbrojtur korrupsionin e kryeministrit dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

PD paralajmëron se “koha e kryeministrit të korrupsionit dhe e karteleve të drogës ka skaduar”, duke e cilësuar reagimin e dhunshëm ndaj protestave si tipik për regjime të kalbura.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme