Politika 9 February 2026, 14:37 Nga VNA

Bardhi akuzon Ramën për presion ndaj drejtësisë: Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet pa justifikime për mandatin e Ballukut

Ndaje në Whatsapp

Bardhi akuzon Ramën për presion ndaj drejtësisë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot për qëndrimin e Partisë Socialiste në lidhje me procedurat dhe ndryshimet ligjore që lidhen me rastin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, Kryeministri Edi Rama po përdor presion ndaj drejtësisë për të fituar kohë dhe për të mbrojtur Ballukun. Deputeti opozitar ka theksuar se ndryshimi i ligjit ndërkohë që po hetohet një bashkëpunëtore e afërt e Kryeministrit nuk është mbrojtje e parimeve kushtetuese, por mbrojtje e pushtetit të tij.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh. Është presion i organizuar kundër drejtësisë,” shkruan Bardhi në postimin e tij në Facebook. Ai shton se deklarata se “nuk ka urgjencë” për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Ballukut tregon qartë se drejtësia po shtyhet për t’i dhënë kohë pushtetit.

Deputeti demokrat gjithashtu shprehet se SPAK ka sjellë prova që tregojnë se Balluku ka intimiduar dëshmitarë dhe ka cenuar prova, duke argumentuar se pezullimi nga detyra është i nevojshëm për të shmangur ndikimin përmes funksionit të saj. “Arresti kërkohet kur rrezikohet hetimi përmes intimidimit të dëshmitarëve apo cenimit të provave. SPAK ka sjellë prova se këto rreziqe janë konkrete në rastin e Belinda Ballukut,” shtoi ai.

Bardhi i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të vendosë midis zbatimit të ligjit dhe pengimit të drejtësisë: “Kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë.”

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka deklaruar se do të vazhdojë betejën me drejtësinë dhe ka lënë udhëzime në grupin e PS për strategjinë që do të ndjekin në ditët në vijim.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme