Politika 15 October 2025, 12:28 Nga VNA

Bardhi akuza të reja ndaj Bajram Begajt: I dha tenderat e presidencës kompanisë ku rezulton i punësuar djali i tij me pagë sa dyfishi i punonjësve  

Ndaje në Whatsapp
Bardhi akuza të reja ndaj Bajram Begajt: I dha tenderat e presidencës

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar presidentin Bajram Begaj se tenderat e presidencës ia ka dhënë një kompanie private ku është i punësuar i biri i tij. Në konferencën për mediat nga Kuvendi ku njoftoi depozitimin e kërkesës për shkakrimin e presidentit, Bardhi gjithashtu tha se djali i Begajt vetëm 23 vjeç, edhe pse ndodhet jashtë për studime, ai rezulton i punësuar në Shqipëri në një kompani sigurismesh ndërsa paguhet sa dyfishi i pagës mesatare që kanë punonjësit aty.

“Konkretisht, në kundërshtim me nenin 10, 86, 88 dhe 89 të Kushtetutës, ka krijuar një gjendje permanente konflikti interesi që cenon konkurrencën e lirë në treg duke i dhënë përfitimet e të gjitha prokurimeve publike të institucionit të presidenti të Republikës në fushën përkatëse kompanisë private ku është punësuar i dyshuar në mënyrë fiktive, djali i tij pas emërimit të zotit Begaj si president i Republikës së Shqipërisë. Konkretisht, djali i presidentit të Republikës vetëm 23 vjeç, ndërkoh që ndodhet gjatë gjithë kohës jashtë vendit dhe sipas dokumentave tona, rezulton me studime dhe i punësuar jashtë Republikës së Shqipërisë. Njëkohësisht, përveçse me studime dhe një punë që bën jashtë, të dhënat i gjeni në provat bashkëlidhur për të mos hyrë në dertaje, rezulton që është i punësuar edhe në një kompani sigurimesh brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, me një pagë që është dyfishi i pagës mesatare që kanë punonjësit në këtë kompani. Pra, vetëm 23 vjeç dhe do të duhet të verifikoni pagat e kompanisë, ka pagë të barabartë me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë dhe dy drejtorët e departamenteve. Pra, është nga qindra dhjetra punonjës që ka kompania, rezlton që është punonjësi i katërti në renditje me pagën më të lartë në këtë kompani”, tha Bardhi.

Kjo i shtohet akuzave të opozitës ndaj Begajt, të cilin në fillim kërkuan shkarkimin e tij për dekretet që ka lëshuar për ministren virtuale Diella dhe Komisioneve Hetimore.

Lexo gjithashtu

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme