Politika 23 April 2026, 15:49 Nga VNA

Bardh Spahia: Koncesionari arrin tavanin e analizave para fundit të muajit, qeveria u bën presion mjekëve për tejkalim

Ndaje në Whatsapp

Bardh Spahia: Koncesionari arrin tavanin e analizave para fundit të muajit,

Deputeti i PD, Bardh Spahia, gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, ngriti shqetësime mbi funksionimin e koncesionit të laboratorëve, duke deklaruar se ai nuk përmbush plotësisht nevojat e pacientëve për analiza.

Gjatë fjalës së tij, Spahia publikoi edhe një email të dërguar në maj 2025 një mjeku, ku, sipas tij, koncesionari njoftonte se spitali kishte arritur kufirin e parashikuar të analizave për atë muaj, ndonëse periudha mujore nuk kishte përfunduar ende.

Sipas deputetit, në vend që institucionet shtetërore të rishikojnë kontratën dhe të adresojnë problematikat, situata po menaxhohet duke bërë presion ndaj mjekëve për tejkalimin e tavanit të analizave.

“Mjekëve të spitaleve rajonale u përcillen email-et e koncesionarit për arritjen e tavanit buxhetor në masën 100%, dhe kërcënohen haptazi nga titullarët dhe përgjegjësit e institucioneveme me tëheqje vëmendje për kalim të kryerjes së analizave”, tha Spahia.” deklaroi Spahia.

Bardh Spahia: Koncesionari arrin tavanin e analizave para fundit të muajit,

Më tej, ai renditi një sërë rekomandimesh të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas auditimit të koncesionit që administrohet nga Klodian Allajbeu.

Sipas tij, ndër rekomandimet kryesore përfshihen riorganizimi i komitetit ndërlidhës dhe zhvillimi i takimeve mujore për monitorimin e tejkalimeve buxhetore, në vend të takimeve vjetore të parashikuara aktualisht në kontratë. Po ashtu, ai theksoi nevojën që institucionet përgjegjëse të ushtrojnë të drejtën për auditimin e çdo analize të kryer, për të verifikuar nëse ekzaminimet e kushtueshme janë të justifikuara sipas protokolleve mjekësore.

Spahia kërkoi gjithashtu që koncesionari të detyrohet të dorëzojë të dhënat në format të standardizuar për të mundësuar analizë të menjëhershme, si dhe krijimin e një sistemi monitorimi në kohë reale të tavanit mujor për çdo spital, me qëllim shmangien e situatave të tejkalimit të buxhetit në fund të periudhave financiare. Një tjetër rekomandim, sipas tij, është ngritja e një platforme ankesash për mjekët dhe pacientët për raportimin e vonesave apo problemeve me cilësinë e shërbimit.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi nivelin e zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së, duke u mjaftuar me lavdet ndaj koncesionit se është rritur ndjeshëm numri i analizave të kryera në sistemin publik.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme