Politika 13 March 2026, 13:07 Nga VNA

Balluku troket në GJKKO: Të hiqet masa e pezullimit, nuk kam më funksione

Ndaje në Whatsapp

Balluku troket në GJKKO: Të hiqet masa e pezullimit, nuk kam më

Një ditë pasi Kuvendi me 82 vota pro vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK për leje për të arrestuar Belinda Ballukun, ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë vë në lëvizje Gjykatën e Posaçme.

Përmes një kërkesë që do të shqyrtohet në orën 15:00 nga gjyqtari i posaçëm Erion Çela , ish-numri i dy i qeverisë kërkon konstatitimin e shuarjes së masës së sigurisë pezullimin nga ushtrimi i funksioneve.

Avokatët argumentojnë në kërkesë se masa ndaluese nuk ka asnjë efekt në rastin e Belinda Ballukut, për shkak se ajo është shkarkuar nga funksionet si zv.kryeministre dhe Ministër.

Ndaj deputetes së qarkut të Fierit është caktuar masa e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” e cila vijon të mbetet në fuqi, të paktën derisa Gjykata e Lartë të shqyrtojë rekursin e bërë nga Balluku. Kjo e fundit po hetohet nga SPAK për abuzime me tenderat e rrugëve në vlera miliona euro.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme