Politika 22 November 2025, 17:58 Nga VNA

“Balluku i konsideroi normale komunikimet me vartësit”, Lala: SPAK po heton edhe procedura të tjera tenderuese

Ndaje në Whatsapp
“Balluku i konsideroi normale komunikimet me vartësit”, Lala:

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, po zgjerohen me shpejtësi, duke zbuluar një rrjet abuzimesh në procedura tenderuese publike.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” të News24, ka zbardhur detaje të reja nga dosjet e SPAK-ut, duke theksuar se çështja nuk kufizohet vetëm te tuneli i Llogarasë apo loti 4 i Unazës së Tiranës, por përfshin edhe tendera të tjerë nën hetim.

Sipas Lalës, komunikimet e Ballukut janë nxjerrë nga këqyrja e celularit të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i cili aktualisht është në arrest. Në këto mesazhe, Balluku urdhëron Berberin të anulojë tendera të hapur dhe, në një rast, i thotë hapur: “Hape shpejt tenderin se plasa”. Këto udhëzime, sipas SPAK-ut, nuk janë thjesht komunikime administrative normale mes një ministre dhe vartësit, por shkelje flagrante të ligjit, që tregojnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë për të paracaktuar fituesit e procedurave.

“Balluku ka ndjekur çdo hap të procedurës, nga momenti i parë deri në shpalljen e fituesit. Kjo nuk është normale, është manipulim i barazisë së konkurrimit në tendera”, theksoi Lala në studio.

Hetimi për tunelin e Llogarasë është pothuajse në fazë përfundimtare, por SPAK ka nisur procedura të reja për lotin 4 të Unazës të Tiranës, ku dyshohet e njëjta skemë favorizimi.

“Ky rast do të zgjasë më gjatë, sepse SPAK po heton disa procedura të tjera tenderuese të Ballukut, duke përfshirë projekte të tjera infrastrukturore”, sqaroi gazetarja. Mes provave të grumbulluara, SPAK përmend teknika proaktive si përgjimet, vëzhgimet ambientale dhe analizat digjitale, të cilat tregojnë se Balluku mund të ketë tentuar të prishë prova ose të intimidojë dëshmitarët deri në momentin kur Gjykata e Posaçme e Përgjithshme e Apelit (GJKKO) vendosi pezullimin e saj nga detyra më 20 nëntor./NEWS-24 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme