Politika 9 March 2026, 10:25 Nga VNA

Balluku humb betejën në Apel, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Ndaje në Whatsapp
Balluku humb betejën në Apel, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të rrëzojë ankimimin e Belinda Ballukut dhe të lërë në fuqi masën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve për të, ndonëse ajo është shkarkuar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë seancës avokati ka kërkuar shfuqizimin/revokimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues, por SPAK ka kërkuar që masa të mbetet në fuqi.

Gjykatësja Miliana Muça, pasi e ka shqyrtuar çështjen, e ka gjetur të drejtë vendimin e GJKKO që e pati pezulluar më herët Ballukun nga ushtrimi i funksioneve.

Apeli i Posaçëm e kishte pezulluar shqyrtimin e ankimimit të Ballukut që lidhej me pezullimin, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese, e cila e riktheu masën e pezullimit për ish-zv.kryeministren.

Ndaj Ballukut është në fuqi me vendim të Apelit të Posaçëm edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Ish-zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës është duke u hetuar për abuzime me tenderat e rrugëve në vlerën e miliona eurove.

SPAK ka kërkuar leje për arrestimin e saj dhe Kuvendi pritet të votojë për këtë çështje në seancën e datës 12 mars.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme