Politika 21 November 2025, 11:48 Nga VNA

Balluku e pezulluar nga GJKKO/Rama me tone ironike për pezullimin e Ballukut: “E keni bërë si telenovela ‘Vitrinat’

Ndaje në Whatsapp
Balluku e pezulluar nga GJKKO/Rama me tone ironike për pezullimin e

Kryeministri Edi Rama u përball sot me pyetje të përsëritura nga gazetarët në Pallatin e Brigadave lidhur me pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Duke reaguar me ironi, Rama tha se gjithçka është kthyer në një “telenovelë pa fund”, duke iu referuar serialit të njohur “Vitrinat”.

“E keni bërë si ajo telenovela Vitrinat, 1000 episode. A e do apo nuk e do, të do apo nuk të do. Çfarë janë këto. O Zot”, u shpreh Rama, duke shtuar se po të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë “nuk do të vazhdonte telenovela”.

Ai theksoi se sqarimet zyrtare do t’i japë vetëm në konferencën e radhës për shtyp, duke refuzuar t’i hyjë më tej çështjes.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme