Politika 25 Shtator 2025, 21:45 Nga VNA

"Balluku, artileri e rëndë, mos turpëroheni si Gazi në Fier?!"/ Adriana Kalaja shpall kandidaturën për Tiranën

Ndaje në Whatsapp
"Balluku, artileri e rëndë, mos turpëroheni si Gazi në

Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpallur kandidaturën e saj për Bashkinë e Tiranës. 

Kalaja tha se ka biseduar me Sali Berishën dhe ai i ka deklaruar se do të merret parasysh kërkesa e saj gjatë diskutimeve për kandidatin. 

E pyetur nga Ylli Rakipi nëse i trembet një gare ku drejtuese e fushatës është Belinda Balluku, e cila "turpëroi" PD-në në zgjedhjet e Fierit, Kalaja tha se është e gatshme të kandidojë pavarësisht kundërshtarit përballë. 

Ylli Rakipi: Më keni konfirmuar se kërkoni të jeni kandidate per Bashkinë e Tiranës. Keni biseduar me doktoin dhe ç'mendon ai? 

Adriana Kalaja: Ia kam konfirmuar doktorit, nuk i kam thënë dua të kandidoj, por nëse PD dhe koalicioni, opozita, ka nevojë për emrin tim dhe kontributin tim, jam e gatshme të kandidoj. Kjo nuk është risi e imja, nuk u ngrita një ditë pas lajmit që dha kryeministri për emërimin e kandidaturës së PS për Tiranës, por nëse rikthehemi pas në kohë, unë kam qenë kandidate në 2022 për primaret e PD, primare që i fitoi Belindi dhe për të cilën është akoma i njëjti mandati, sepse primaret e vitit 2022 prodhuan kandidatin për zgjedhjet e majit 2023. Dy fituesit e parë, zoti Këlliçi dhe Alimehmeti, nuk kanë shprehur interes, po kështu ndjesë pastë zoti Bogdani që ishte i treti ka ndërruar jetë, kështu edhe në aspektin statutor dhe moral, kam shfaqur ambiciet e mia, kam patur program gjithëpërfshirës, pavarësisht e mediat afër pushtetit dhe konkurenca brenda partisë, u morën më shumë me tezën e tritolit. 

Ylli Rakipi: Dakord, po doktori ç’të tha? Se nga përgjigjia e atij kuptohet. 

Adriana Kalaja: Ai tha do ta kemi në konsideratë dhe pas diskutimeve do ta vendosim, pasi do të ketë diskutim edhe me drejtues të tjerë dhe me partitë aleate. Në situatën ku ndodhet Tirana, në një moment shumë deciziv, ku vlen më shumë produkti, me gjithë shkeljet që ka në shkarkim, tek e fundit ne kemi qenë për shkarkimin dhe dënimin e Veliajt. Është momenti më i mirë që opozita të dalë me kandidat të përbashkët, por edhe për të thyer këtë mentalitet, që me Ramën nuk fitohet dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ylli Rakipi: PD konteston zgjedhjet e 11 majit, si mund të hyjë në këto zgjedhje?

Adriana Kalaja: Mendoj se ishte një nga momentet që zgjodhi edhe Rama, e shoh si lojë të tij, ka një ndryshim drastik të situatës. Në çdo rrethanë Rama është de facto kryetar i Bashkisë Tiranë. Zgjodhi momentin qoftë edhe më të vështirë të PD, por edhe momentin për të shpallur zgjedhje në Tiranë. Pasi ka lançuar zgjedhjet, nuk po diskutohet më për 11 majin.

Ylli Rakipi: Rama e ka marrë shumë seriozisht garën në Tiranë, ka vendosur drejtuese fushate Belinda Ballukun, pra "artileri" shumë të rëndë. Pas këtij lajmi, akoma më e vështirë bëhet për ju, se kjo merr shumë vota, lubi siç thotë doktori. Se duhet mundur kjo, jo Manastiri…

Adriana Kalaja: Po të ishte kjo e fuqishme, e vendoste kandidate.

Ylli Rakipi: Ajo nuk vajti kandidate në Fier, por e bëri Gazin e shkretë të fliste me vete…

Adriana Kalaja: Ke problematika ajo.

Ylli Rakipi: Mund të ketë, por a i ke bërë llogaritë me atë ti?

Adriana Kalaja: Kam bërë llogari me integritetin moral, sepse këtë duhet të përçojë politika. Nëse arrin të ngresh frymën, mendoj se nuk ka njeri që ti blejë zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Kjo mund të mos i blejë, por di ti marrë… Se kur thoni blerje, ju duhet edhe ti thoni këto blerje, me gjëra konkrete.

Adriana Kalaja: I ka denoncuar zoti Berisha ato. 

Klodiana Lala: Mendoj se PD nuk i ka strukturat gati që të hyjë në garë. /TPZ

Video

50 kamiona për 3 bataliona...

Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në fshatin kodrinor Adamuz ka arritur në të paktën 41. Një trup i tjetër u gjet brenda rrënojave të trenit të parë, ndërsa disa trupa të tjerë mbeten të bllokuar. Autoritetet paralajmërojnë se numri përfundimtar i viktimave do të konfirmohet vetëm pas largimit të vagonëve nga shinat. Përplasja ndodhi pranë një vargmali në zonën e ullinjve, ku qasja është e vështirë për ekipet e shpëtimit për shkak të rrugës me një korsi. Sipas ekspertëve, një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë shkaku i daljes nga shinat të trenit që shkonte për në Madrid, duke u përplasur me trenin tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Pak ditë përpara aksidentit tragjik me 41 viktima në Spanjë, në rrjetet sociale u publikua një video nga një pasagjere, në të cilën evidentoheshin dridhje të pazakonta gjatë udhëtimit me tren, çka tregonte për probleme në infrastrukturën hekurudhore.

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme