Politika 3 February 2026, 12:18 Nga VNA

Balla-Topallit: Në 2021 kemi bashkëpunuar kundër Berishës. Deputetja e PD: S'të kam takuar kurrë

Ndaje në Whatsapp

Balla-Topallit: Në 2021 kemi bashkëpunuar kundër Berishës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë një replike me deputeten e PD, Jozefina Topalli.

Tëksa Topalli po fliste nga vendi, Balla iu drejtua duke i thënë që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës.

Balla tha se në Shkodër menduam se do merrje vota, por dole si me Diasporën, duke i kujtuar zgjedhjet e fundit të 11 majit, ku Jozefina Topalli ishte e deleguara e PD.

“Ti Jozefina, mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, sepse në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut, sa për korrektesë. Të lutëm, këtë pjesë ma kurse pak se unë për fat të keq di shumë gjera, si i ndanim këto llogaritë. Vetëm se ti na dole huq fare, menduam se do merrje ndonjë votë në Shkodër, por e di si dole, ashtu sic dole në Diasporë. Këto rikthimet si puna jote, ka një shprehje të bukur Ulsiu, “janë si ajo pas asaj”, iu drejtua Balla.

Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët.

"Për të pasur një seancë normale duhet zbatuar rregullorja, ndërsa tani po i kthej përgjigje parafolësit. Është e ditur publikisht që në vitin 2021 kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të PD-së ishte dikush që ju e kontrollonit në çdo lëvizje; e ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj, merre vetë, mos ma drejto mua, se unë s’të kam takuar ty", tha Topalli.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme