Politika 30 November 2025, 13:32 Nga VNA

Balla ‘merr përsipër’ të përmirësojë imazhin e Shqipërisë në Britani, me shqiptarë që emigrojnë për të gjetur mundësi

Ndaje në Whatsapp

Balla ‘merr përsipër’ të përmirësojë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duket se ka marrë përsipër të rregullojë imazhin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, pas replikave në distancë mes Ramës dhe ministres së Brendshme britanike, Shabana Mahmood.

Balla vizitoi në Londër biznesin e Maçaj, i cili mbërriti në Britani në vitin 1996 si emigrant dhe sot drejton një kompani me 75 punonjës dhe një xhiro vjetore prej 25 milionë paundësh. Sipas Ballës, kjo tregon “punën, energjinë dhe potencialin e diasporës shqiptare”.

Por, ndërsa deputeti socialist krenohet me shqiptarët që shkëlqejnë jashtë, pyetja që shumëkush shtrojnë është, pse histori të tilla nuk po lindin me të njëjtin ritëm edhe në Shqipëri?

Shumë prej atyre që sot arrijnë sukses në Londër, Milano apo Berlin, kanë ikur pikërisht sepse nuk gjetën mundësi në vendin e tyre, një realitet për të cilin politika shqiptare ka mbajtur jo pak përgjegjësi gjatë këtyre dekadave.

Megjithatë, për shumë shqiptarë që largohen për të njëjtat arsye që kanë qenë të pranishme për dekada, mungesa e mundësive, burokracia, papunësia, korrupsioni, ky sukses jashtë mund të jetë edhe një reflektim më i sinqertë i dështimeve të politikës brenda vendit.

Nëse vazhdohet me këtë ritëm, shumëkush mund të mendojë se fushata për “përmirësimin e imazhit të shqiptarëve” në Britani do të ishte shumë më e thjeshtë, nëse Shqipëria do të ofronte më së pari një terren ku të mos ishte e nevojshme të emigrohej.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme