Politika 2 February 2026, 11:47 Nga VNA

Balla i bën thirrjen e fundit PD-së: Mos bojkotoni Reformën Territoriale, ose do marrim mekanizma zhbllokues

Ndaje në Whatsapp

Balla i bën thirrjen e fundit PD-së: Mos bojkotoni Reformën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka bërë thirrjen e fundit Partisë Demokratike, për të marrë pjesë në komisionin e Reformës Territoriale që do të mbahet sot në orën 13:00. Në një prononcim për media, Balla tha se në rast se demokratët nuk reflektojnë dhe bojkotojnë mbledhjen e Komisionit do të ndërmerren mekanizma për të zhbllokuar situatën.

Kjo nënkupton ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm, ku PS do të ketë një anëtar më shumë.

“Nuk jam natyra e njerëzve që bëjnë ultimatume por kam bërë një kërkesë për grupin e PD që të reflektojnë për detyrimin për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit për Territorialen. Besoj që sot në mbledhjen e komisionit jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent por edhe të marrin detyra që nesër në seancën e Kuvendit të mos jemi të detyruar të vendosim mekanizmat zhbllokues të situatës. Shpresoj në reflektim, por nëse nuk ka dhe Shqipëria është e detyruar të marrë një Reformë të zgjeruar Zgjedhore”, tha ai.

Balla gjithashtu përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për Ballukun, nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme