Politika 28 December 2025, 10:27 Nga VNA

Avokati publik i “të paprekshmes” së AKSHI-t. Edi Rama për Mirlinda Karçanaj: Zero përgjigje dhe një podcast kundër dosjes së SPAK

Ndaje në Whatsapp

Avokati publik i “të paprekshmes” së AKSHI-t. Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi publikisht për hetimet e SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke zgjedhur sërish formatin e tij të preferuar: podkastin “Flasim”. Jo një konferencë për shtyp. Jo një qëndrim institucional. Por një monolog politik i paketuar me metafora dhe ironi.

Rama i cilësoi “të hatashme” akuzat ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet nën masë sigurie për akuza të rënda penale. Sipas tij, e vërteta nuk duhet kërkuar në “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”, por vetëm te drejtësia.

Kryeministri nuk dha asnjë sqarim për akuzat konkrete që rëndojnë mbi AKSHI-n dhe drejtuesen e saj: as për episodet e dyshuara të pengmarrjes ku emri i Mirlinda Karçanajt përmendet si pjesë e skemës, as për abuzimet me miliona euro në tenderët e AKSHI-t, të cilat janë në thelb të hetimit të SPAK.

Në vend të kësaj, Rama zgjodhi ta paraqesë Karçanajn si figurë kyçe të “transformimit digjital” të qeverisë, si simbol të suksesit qeverisës dhe jo si subjekt të një procedure penale. Për 12 vite përkushtim, për vizion, për kapërcim të madh — por asnjë fjalë për akuzat që po hetohen sot.

Në këtë histori, kryeministri u shfaqe sot si avokati i vetëm publik i zonjës Karçanaj.

Dhe këtë rol e ushtroi nga podkasti i tij personal, të cilin e përdor për t’i dhënë zë “zonjës së paprekshme” të AKSHI-t — një figurë që deri më sot, publikisht, ka artikuluar vetëm një fjali mbrojtjeje:”E kam takuar Ergys Agasin për arsye personale.”

Ndërkohë që dosja e SPAK flet për fonde, tenderë, lidhje, ndikime dhe përgjegjësi penale. Por për këtë dosje, kryeministri duket se nuk e ka vënë ende “tenxheren në zjarr”. As për ta lexuar, as për ta kundërshtuar me fakte.

Edi Rama kërkoi sot si zakonisht durim dhe respekt për drejtësinë, ndërsa paralelisht ndërtoi publikisht një mburojë politike për një zyrtare nën hetim, duke e zhveshur çështjen nga përmbajtja penale dhe duke e reduktuar në “çorbë” mediatike.

Nga ajo që të gjithë dimë, SPAK po heton përdorimin e fondeve publike dhe funksionimin e AKSHI-t. Kjo është çështja reale. Nuk janê as metaforat, as tenxheret dhe as meritat e së shkuarës. Madje as rrjedhjet flagrante të të dhënave të shqiptarëve nga serverat e Mirlindës së AKSHIT.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme