Politika 18 December 2025, 13:26 Nga VNA

Avokat i Popullit mes flakadanëve dhe puthjeve me dorë

Ndaje në Whatsapp

Avokat i Popullit mes flakadanëve dhe puthjeve me dorë

Endri Shabani u zgjodh sot Avokat i Popullit, mes kontestimit të opozitës, flakadanëve në sallë dhe një qëndrimi me duart në xhep, si për të na kujtuar se në shtetin shqiptar serioziteti ka marrë fund prej kohësh.

Në një seancë të tensionuar, Avokati i ri i Popullit nuk harroi t’u dërgonte një puthje me dorë edhe 35 deputetëve të opozitës, që me firmat e tyre propozuan emrin e tij, për t’u votuar më pas nga mazhoranca disa ditë më parë në seancë plenare.

Emri i Endri Shabanit shkaktoi debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, të cilat, mesa duket, nën rrogoz kishin rënë në ujdi për kandidaturën, ndërsa në dukje secila palë luante rolin e të mërziturit.

Pas votimit, Sali Berisha la të kuptohej se Edi Rama “duhet ta gëzojë” Shabanin si Avokat të Popullit. Por revolta e demokratëve në rrjetet sociale duket se e detyroi të ndryshojë qëndrim dhe t’i bindet kërkesës së Gazment Bardhit për ta çuar procedurën e zgjedhjes së tij në Gjykatën Kushtetuese.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme