Politika 27 September 2025, 09:33 Nga VNA

Aulon Kalaja kritika PD-së: Nuk po reflekton seriozitet për zgjedhejt në bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Aulon Kalaja kritika PD-së: Nuk po reflekton seriozitet për zgjedhejt

Ish-kandidati për deputetë, Aulon Kalaja, ka kritikuar Partinë Demokratike për vonesën në përgatitjen e garës elektorale për bashkinë e Tiranës.

Në emisionin 3D në RTSH, Kalaja tha se “ndërkohë që opozita do të duhej të përgatitej me një emër, tani më është kohë e humbur dhe kandidati që duhej të dilte dje, nuk del as nesër, se sot nuk ka dalë”.

Ai theksoi se mazhoranca ka shpallur kandidatin që më 11 shtator, ndërsa opozita nuk ka reflektuar seriozitetin e duhur për një garë të tillë. Sipas tij, opozita ka humbur një moment kritik që prej shkurtit, kur Erion Veliaj u arrestua, duke mos prezantuar një figurë të qartë për kryetar bashkie.

“Edi Rama, me gjithë makinerinë e vet shtetërore, me deputetë e ministra, ka një emër të shpallur. Nga opozita nuk kemi kandidat. Politika duhet të ketë seriozitet. Opozita duhej të dilte me një emër në hije që në atë moment. Tani duket sikur është hapur një garë se kush nuk duhet të kandidojë, jo kush duhet të kandidojë. Kjo është çmenduri”, tha ai.

Kalaja e cilësoi Ogerta Manastirliun si një kandidate të dobët, por me mbështetje të fortë partiake, ndërsa i bëri thirrje PD-së të qartësojë pozicionin e saj edhe në raport me partitë aleate.

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme