Politika 27 April 2026, 13:21 Nga VNA

Asnjë ambasadë nuk i shkon në ndihmë Ilir Metës, reagon Blushi: Është irrituese

Ndaje në Whatsapp

Asnjë ambasadë nuk i shkon në ndihmë Ilir Metës, reagon

Ilir Meta ju kishte bërë thirrje ambasadave dhe ndërkombëtarëve të ndiqnin nga afër gjyqin e tij, i cili nisi sot në themel. Por në sallë nuk ishte asnjë përfaqësues i huaj, duke lënë në baltë kreun e Partisë së Lirisë.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, u pyet nga gazetari Armand Bajrami se si komentohej bojkoti i ndërkombëtarëve, por Tedi Blushi u përpoq t’i shmangej faktit të hidhur, se Metës nuk i doli në krah askush.

“Unë nuk jam e nuk kam qenë zëdhënës i ambasadave. Por jam krenar që kam qenë zëdhënës i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i një kështjellë që bëri gjithçka mundi në atë kohë, për të garantuar pavarësinë e një sistemi gjyqësor, i cili, e patë sot se çfarë standardesh ka. Ne kemi për detyrë që t’i ftojmë të gjithë, ata që janë mashtruar apo kanë preferuar të mashtrohen. Është e papranueshme, është irrituese, që një proces i këtij niveli të bunkerizohet.

Qëllimi është të mos dalin në dritë të diellit arsyet e vërteta të atij arresti gjeopolitik”,-tha ndër të tjera, Tedi Blushi.

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme