Politika 27 August 2025, 12:30 Nga VNA

Asambleja e 11 shtatorit: Rama zgjat agoninë e vartësve, makineria e propagandës shpërndan emra të mundshëm ndërsa askush nuk di çfarë do vendosë Kryeministri

Ndaje në Whatsapp
Asambleja e 11 shtatorit: Rama zgjat agoninë e vartësve, makineria e

Edi Rama ka vendosur të mbledhë në datën 11 shtator Asamblenë e PS. Në këtë takim pritet të paraqiten dhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar dhe riorganizimi i ekzekutivit. Burime për VNA bëjnë me dije se në mbledhjen e parashikuar në dt. 11 shtator do të hidhen dhe piketat për atë që Kryeministri e ka konsideruar qeverisja për 2030.

Në fakt, sa më lart nuk është ndonjë lajm i papritur. E reja qëndron se, ndryshe nga herët e tjera, Edi Rama ka vendosur ta zgjasë agoninën e emrave që do bëhen ministra dhe të atyre që do i lërë pa post edhe ca ditë të tjera. Zakonisht Asambleja e PS për qeverinë e re është zhvilluar gjithmonë në të dielën e fundit të gushtit. Por këtë herë, avujt e pushtetit pa hesap e kanë bërë më të bukur lojën e ankthit që Edi Rama e luan kaq bukur me vartësit e tij. Deri në datë 11, makina propagandistike e mazhorancës do të hedhë në treg emra të mundshëm për ministra, ndonëse përveç Edi Ramës askush nuk e di se cilët do të jenë ata. Demokraci e brendshme dhe meritokraci, jo shaka.

Gjatë ditëve të fundit, në zyrën e tij në Kryeministri, Rama ka takuar një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh, pjesa më e madhe e të cilëve kanë shpresën se do jenë sërish ministra apo drejtues të lartë. Në një parti që është shndërruar në një makineri propagande me publikun, por shurdh-memecë me zhvillimet e brendshme, duket se ditët e ardhshme do të jenë i vetmi emocion politik prej shumë vitesh.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme