Politika 7 May 2026, 13:34 Nga VNA

As institucionet e qeverisë s’e marrin në konsideratë Erion Braçen, deputeti ankohet në Parlament

Ndaje në Whatsapp

As institucionet e qeverisë s’e marrin në konsideratë Erion

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka kritikuar sot disa institucione shtetërore, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, për mungesën e përgjigjeve ndaj kërkesave për informacion që ai kishte paraqitur në kuadër të interpelancave me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Braçe u shpreh se afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve nga institucione si Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kishin përfunduar pa asnjë reagim zyrtar. Sipas tij, këto kërkesa lidhen me një interpelancë me ministrin e Brendshëm, dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe një me ministrin e Bujqësisë.

Braçe shtoi se edhe ministri i Bujqësisë kishte refuzuar zhvillimin e interpelancës me argumentin e mungesës së kompetencës.

Deputeti socialist deklaroi se ligji për shërbimin veterinar ngarkon Ministrinë e Bujqësisë me përgjegjësi për problematikat që lidhen me kafshët shoqëruese dhe të braktisura, përfshirë shëndetin dhe trajtimin e tyre. Ai kërkoi gjithashtu sqarime mbi kontrollet e ushtruara ndaj organeve të pushtetit vendor për këtë çështje.

Në përfundim, Braçe paralajmëroi se nëse institucionet vijojnë të mos u përgjigjen kërkesave për informacion, atëherë vihet në pikëpyetje funksioni i interpelancave dhe i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit.

Ndërsa vlen të theksohet, kur një deputet i mazhorancës has pengesa dhe neglizhencë, atëherë çfarë mund të thuhet për një qytetar të thjeshtë të marrë përgjigje apo zgjidhje nga institucionet publike.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme