Politika 9 October 2025, 11:58 Nga VNA

Bardhi: Pas takimit në Aruba, Rama i dha leje ndërtimi biznesmenit Artur Shehu në lungomare

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Pas takimit në Aruba, Rama i dha leje ndërtimi biznesmenit

Pas refuzimit nga mazhoranca të interpelancës për çështjen “Aruba”, Gazment Bardhi shpërtheu në Kuvend duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me biznesmenin Artur Shehu, i cili sipas tij ka përfituar leje ndërtimi pas një takimi të zhvilluar në Aruba me persona të përfshirë në aktivitete kriminale ndërkombëtare.

Bardhi iu referua dokumenteve hetimore nga Italia dhe Belgjika, ku sipas tij “është diskutuar për investime që kërkonin mbështetje dhe miratim nga qeveria shqiptare”.

Ai theksoi se pas takimit në Aruba, Rama dhe ministrja Kumbaro i kanë dhënë Shehut leje ndërtimi për një objekt në një zonë të ndaluar ndërtimi në Vlorë.

“Një prokuror italian ka thënë se nuk është ekzagjerim ta quajmë Shqipërinë ‘narko-shtet’. Ne kërkuam interpelancë me Ramën për të ditur nëse Artur Shehu ka përfituar leje, licenca apo koncesione, por mazhoranca po shmang llogaridhënien,” tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, shtoi se një prokuror italian, në një bisedë me një gazetar investigativ, ka deklaruar se nuk është aspak e tepruar të cilësohet Shqipëria si një “narko-shtet”.

“Një prokuror italian i ka thënë një gazetari investigativ se nuk është ekzagjerim ta quajmë Shqipërinë ‘narko-shtet’”, theksoi Bardhi.

Duke iu referuar refuzimit të interpelancës me kryeministrin, Bardhi akuzoi mazhorancën se po shmang llogaridhënien dhe kërkoi përgjigje për përfitimet e mundshme të Artur Shehut nga institucionet shtetërore.

“Për këtë arsye, një grup deputetësh kërkuan interpelancë me Ramën, ku sipas Kushtetutës ai ka detyrë të vijë dhe të japë llogari. Kishim bërë disa pyetje të thjeshta dhe jam i shokuar nga përgjigja e Niko Peleshi. Kishim disa pyetje për Ramën nëse Artur Shehu ka përfituar apo jo leje, licenca, procedura prokurimi publik apo koncensione në Shqipëri, dhe çfarë masash ka marrë kryeministri si drejtues i Këshillit të Ministrave për të parandaluar ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi dhe për të mbrojtur konkurrencën e lirë në treg”, tha Bardhi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme