Politika 12 February 2026, 17:29 Nga VNA

Arta Dollani në arrest shtëpiak për mbetjet e rrezikshme, Mirela Kumbaro gënjen nga Foltorja e Kuvendit: Nuk kam asnjë vartës në masë sigurie

Ndaje në Whatsapp

Arta Dollani në arrest shtëpiak për mbetjet e rrezikshme, Mirela

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gënjeu publikisht nga foltorja e Kuvendit duke thënë se në ministrinë që ajo drejton nuk ka asnjë person me masë arresti.

“Askush sot që flasi, në Ministrinë e Arsimit nuk është në asnjë masë arresti dhe as pezullimi, përfshirë edhe zonjën në fjalë (Arta Dollani). Gënjeshtër, gënjeshtër, gënjeshtër”, tha ajo.

Këtë deklaratë, Kumbaro e bëri pasi u akuzua nga deputetët e opozitës se po mbronte Arta Dollani, e cila mban postin e drejtoreshës së përgjithshme në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar në ministrinë e Arsimit.

Arta Dollani në arrest shtëpiak për mbetjet e rrezikshme, Mirela

Në fakt, ndryshe nga çfarë deklaron ministrja, vartësja e saj është në masë arresti shtëpiak, lëshuar nga Prokuroria e Durrësit për 33 persona pas hetimeve për transportin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë KURUM.

Arta Dollani në arrest shtëpiak për mbetjet e rrezikshme, Mirela

Akuza ndaj Dollanit lidhen gjatë kohës kur ajo mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e cila ishte emëruar po nga Mirela Kumbaro, e cila në atë kohë ishte ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Ajo akuzohet për përfshirje në procedurat që lidhen me lejimin dhe menaxhimin e eksportit të mbetjeve.

Megjithatë, pavarësisht masës së sigurisë, duket se Dollani nuk ka humbur besimin e shefes së saj, Mirela Kumbaro, e cila jo vetëm që nuk e shkarkon nga detyra, por paturpësisht shfaqet nga foltorja e Parlamentit për të mohuar një fakt që lehtësisht është i verifikueshëm.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme