Politika 22 Dhjetor 2025, 14:07 Nga VNA

Arrestimi i Ballukut/Gazment Bardhi shkresë Kuvendit: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bëre me dije se ka dorëzuar një kërkesë për mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, ku pritet të diskutohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Pesë anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Sot, ne 5 anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i kemi dërguar një kërkesë urgjente Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin e Mandateve nesër në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, me anë të së cilës kërkohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Ballukut. 

Edi Rama dje njoftoi se do të vijonte bllokimin e drejtësisë dhe pengimin e saj deri në muajin shkurt, kur Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht mbi një kërkesë të tij për masën e parë ndaluese të marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme ndaj Belinda Ballukut.

Në fakt, kërkesa e sjellë në Kuvend nga Prokuroria dhe çështja që po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Gjatë kohës kur Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Prokuroria kishte marrë masën ndaluese për ushtrimin e funksionit për zonjën Balluku, ajo akuzohej për dy krime, me një vlerë dëmi prej 2010 milionë euro, dhe dosja e saj ishte kjo.

Sot që kërkesa e Prokurorisë ka ardhur në Kuvend për përshkallëzimin e masës ndaluese ndaj zonjës Balluku, pra për masë arresti apo heqje të lirisë, ajo akuzohet për plot 11 krime, me një vlerë dëmi prej 1.1 miliardë euro. Dhe dosja e saj është kjo, së bashku me provat që Prokuroria i ka sjellë në këtë USB Kuvendit.

Ndaj, thirrja ime sot shkon për Kryetarin e Kuvendit që të mos pengojë drejtësinë, të mos bëhet vegël e interesave personale apo e frikës që ndjen Edi Rama nga hetimi i plotë, i shpejtë dhe i pa ndikuar i Prokurorisë në rastet korruptive të Belinda Ballukut.

Tashmë i madh e i vogël e dinë që Edi Rama nuk po e pengon drejtësinë për shkak të Belinda Ballukut, por po e pengon drejtësinë për shkak të frikës së tij dhe sepse është i ndërgjegjshëm se urdhëruesi i çdo afere korruptive të kryer nga Belinda Balluku është vetë Edi Rama.”

Në kërkesën e 5 anëtarëve të PD drejtuar Kryetarit të Kuvendit thuhet se:

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit:

– Duke e konsideruar periudhën më shumë se 3 ditore si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë;

– Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posacme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

– Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posacme që cështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;

– Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;

Kërkojmë:

1. Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë 23 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.

Deputetët e PD theksojnë se: “thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë.”.

Arrestimi i Ballukut/Gazment Bardhi shkresë Kuvendit: Të mblidhet

Arrestimi i Ballukut/Gazment Bardhi shkresë Kuvendit: Të mblidhet

Arrestimi i Ballukut/Gazment Bardhi shkresë Kuvendit: Të mblidhet

 

Video

Rreth orës 12:20 të ditës së sotme, në Rrethrrotullimin e Nartës, në hyrje të qytetit të Vlorës, është regjistruar një incident gjatë një aksioni të përbashkët të IMT/INUV dhe Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave publike. Gjatë aksionit, disa shtetas kanë kundërshtuar zbatimin e masave për heqjen e një strukture të paligjshme, duke ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor që kishin ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Në përpjekje për të vendosur rendin, një efektiv policie ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit, pa pasoja. Si pasojë e incidentit, dy punonjës policie janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.

Vetëm se në vendet që permend Berisha e vjetra u zëvendesua me të renë. Jo me një edhe më të vjetër...

Tregtarë të tregut të fruta-perimeve kanë bllokuar mëngjesin e kësaj të hëne rrugën pranë Sahatit në qendër të Vlorës, në shenjë proteste. Ata akuzojnë pronarin e një marketi se ka zaptuar hapësirën publike dhe tregëton në rrugë të njëjtat produkte, duke krijuar konkurrencë të pandershme. Tregtarët shprehen se kjo situatë po u bllokon punën dhe po i çon drejt falimentimit, ndërsa theksojnë se ata paguajnë rregullisht taksa dhe detyrime ndaj shtetit, ndryshe nga marketi në fjalë që, sipas tyre, shet mallra me çmime shumice.

Asambleja Kombëtare e Turqisë u përfshi nga tensione të forta gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin e shtetit, kur deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe Partisë Republikane Popullore të opozitës u përleshën fizikisht, duke shkëmbyer grushte në sallën plenare. Incidenti zgjati rreth dhjetë minuta dhe detyroi Kryetarin e Parlamentit, Numan Kurtulmuş, të pezullojë seancën, pasi forcat e sigurisë patën vështirësi në largimin e deputetëve të përfshirë në përleshje. Pavarësisht kaosit, Parlamenti miratoi më pas përfundimisht Buxhetin e Qeverisë Qendrore për vitin 2026 me 320 vota pro dhe 249 kundër.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme