Politika 23 April 2026, 11:51 Nga VNA

Arnohet në moment të fundit ligji me porosi për kreun e Gardës, deputetja që fshihet pas Ramës, ndërron mendje sërish....në seancë!

Ndaje në Whatsapp

Arnohet në moment të fundit ligji me porosi për kreun e

Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë sot një ligj të ri për Gardën e Republikës, i cili korrigjon veprimet e PS pak kohë më parë.

Kur i duhet të emëronte në krye të gardës, kushëririn e një oligarku, Rama ndërhyri në ligj, duke bërë që drejtori të zgjidhej me konkurs dhe mund të ishte edhe nga jashtë rrethit të gardistëve.

Por Ermal Onuzi nuk e pati të gjatë në krye të institucionit dhe pas ikjes së tij, Garda e Republikës është pa drejtor.

Siç bën zakonisht kur do të fshihet pas gishtit, Edi Rama urdhëroi një deputete të tij (Antoneta Dhima) të propozonte ndryshime ligjore, që rikthenin caktimin e kreut të gardës, jo me konkurs, por me emërim nga kryeministri dhe duhet vendosur kritere specifike (duke ndryshuar dhe arsimin minimal të kërkuar) vetëm që të shkonte përzgjedhja tek një emër fiks i preferuar paraprakisht.

Por nëse Rama ndryshoi mendje për 2 vjet, vetë Antoneta Dhima ndryshon mendje për 2 muaj. Dokumentet janë siguruar nga VNA, dhe tregojnë si lobimet në moment të fundit dhe jo studimi, përcaktojnë fatet e ligjeve në vend. 

Nismën e parë ajo e ka depozituar më 27 shkurt, por dje, pak orë para seancës plenare, ka ndërhyrë në ligj, duke sjellë amendamente mbi propozimin e saj, dhe në këtë rast i është bashkuar edhe Erjon Malaj si deputet firmëtar.

Sigurisht, ajo nuk i ka hequr Edi Ramës monopolin për të zgjedhur në krye të Gardës të paracaktuarin, por ka ndërruar mendje një ditë para seancës për rekrutimet në Gardë dhe për transferimet e tyre.

Në amendamentet e reja, në vend të shfuqizimit, propozohet një formulim tërësisht i ri për nenin 23.  Ky ndryshim synon pranimin në Gardë të punonjësve nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë për nevoja të veçanta (si juristë, mjekë, inxhinierë etj.), duke ruajtur vjetërsinë e shërbimit dhe gradën.

Projektligji fillestar i sjellë në shkurt nga zonja Dhima, përcaktonte se kohëzgjatja e transferimit të një punonjësi garde zgjat sa ekzistojnë shkaqet që e kanë diktuar atë. Amendamentet e reja vendosin afate konkrete kohore: kohëzgjatja e transferimit zgjat si rregull deri në 6 muaj, por jo më shumë se 1 (një) vit.

Arnohet në moment të fundit ligji me porosi për kreun e

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme