Politika 4 Nëntor 2025, 15:01 Nga VNA

Arlind Qori përgënjeshtron deklaratën e kryeministrit për rritjen e pensioneve

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori përgënjeshtron deklaratën e kryeministrit për
Arlind Qori dhe Edi Rama

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeministrit Edi Rama lidhur me rritjen e pensioneve në Shqipëri. Sipas Qorit, Rama nuk ka folur për pensionin minimal, që përfshin shumicën e pensionistëve, por ka përmendur vetëm premtimet për një pakicë pensionistësh që kanë kontribuar vite të plota në skemën e sigurimeve shoqërore.

Kjo kategori, sipas Qorit, zakonisht përfshin vetëm punonjësit e administratës publike. Ai thekson se premtimi i kryeministrit për një rritje të pensioneve deri në 40 mijë lekë pas katër vitesh i referohet vetëm kësaj pakice pensionistësh.

“E para, Edi Rama nuk foli për asnjë moment për pensionin minimal. Për zgjedhjet e 11 majit ai ka premtuar që pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 20 mijë lekë të reja. Askund nuk ka folur sot për pensionin minimal që është pensioni që marrin një pjesë e madhe e pensionistëve që nuk kanë vitet e mjaftueshme të punës për të fituar pension më të mirë.
Po ashtu, kur flet pas katër vjetësh që pensioni do të bëhet 40 mijë lekë, e ka fjalën për një pakicë pensionistësh. Për ata pensionistë që kanë pasur fatin që të kontribuojnë vite të plota në skemën e sigurimeve shoqërore. Pra, mbi 38 vite. Kjo kategori zakonisht përfshin vetëm punonjësit e administratës publike”, shpjegon Qori.

Ai sqaron se për shumicën e pensionistëve, rritja reale e pensioneve për janarin 2026 do të jetë vetëm nga 5-8%. Sipas Qorit, bonusi që shpërndahet në fundvitin aktual do të jetë i fundit dhe në vitin 2026 nuk pritet të ketë shpërndarje të veçantë. Ai saktëson se, nëse kjo shumë pjesëtohet në 12 muaj, pensionistët do të marrin rreth 1,300 lekë shtesë në muaj.

“Tani sigurisht që për 2029-ën Edi Rama mund të premtojë shumë, mund të na premtojë që do të jetojmë me lugë floriri, ama është shumë e rëndësishme se çfarë premton ai në të ardhmen e afërt, në janarin e vitit 2026. Rritja e pensioneve, rritja mesatare e pensioneve për kategoritë e ndryshme të pensionistëve për janarin 2026, do të jetë nga 5-8%.
Mirëpo, ky fundvit ka për të qenë i fundit ku Edi Rama do të japë bonusin e pensioneve, në 2026-ën nuk ka për të pasur bonus pensionesh. Pra, praktikisht ajo masë lekësh që pensionistët do të merrnin në dhjetor të vitit 2026, do të pjesëtohet për 12 dhe Edi Rama në janarë do na thotë se i rriti pensionet. Ja dora në zemër, pothuajse e njëjta shifër, nga një mijë e pak lekë në muaj që është bonusi, po të pjesëtohet për 12 muaj, rreth 1,300 lekë që do të jetë në vitin 2026”, thekson kreu i Lëvizjes Bashkë.

Në deklaratën e tij, Qori gjithashtu adreson problemet strukturore të sistemit të pensioneve në Shqipëri. Ai thotë se rritja substanciale e pensioneve nuk mund të arrihet pa luftuar korrupsionin, që sipas tij përfshin vjedhjen e miliarda lekëve çdo vit, duke prekur drejtpërdrejt të ardhurat e pensionistëve.

“Problemet e pensioneve në Shqipëri do të vazhdojnë të jenë të thella dhe kjo qeveri nuk ka minimumin e seriozitetit për t’u marrë me shkaqet strukturore të kësaj gjendjeje. Që pensionet të rriten substancialisht, duhet luftuar korrupsioni me rrënjë. Kjo qeveri vjedh miliarda çdo vit dhe janë lekët tuaja, në radhë të parë të pensionistëve. Nuk mundesh edhe të vjedhësh, edhe të rritësh pensionet në mënyrë të qëndrueshme.
E dyta, rritja e pensioneve kërkon luftë të paepur ndaj informalitetit ku sot që flasim informaliteti në punë, sipas shifrave zyrtare të këtij shteti, është mbi 44%. Po ashtu kërkon frenimin e emigrimit dhe forcës punëtore. Nga Shqipëria vazhdojnë të ikin rreth 50 mijë të rinj në moshë pune çdo vit”, thotë ai.

Qori përfundon duke theksuar se premtimet e Ramës për rritje më të mëdha të pensioneve janë larg realitetit dhe nuk adresojnë nevojat e shumicës së pensionistëve në Shqipëri. Sipas tij, masat e propozuara aktualisht nga qeveria nuk ndryshojnë situatën strukturore të sistemit dhe nuk garantojnë një rritje reale dhe të qëndrueshme për të gjithë pensionistët, por shërbejnë vetëm për t’u hedhur hi syve.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme