Politika 27 August 2025, 13:56 Nga VNA

Arlind Qori për Gazën: Turp për Shqipërinë që abstenoi në OKB! Palestinezët janë braktisur nga të gjithë

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori për Gazën: Turp për Shqipërinë që

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka folur për situatën në Gaza. Në një intervistë në podcast, Qori i vetmi politikan shqiptar që flet për atë çfarë po ndodh në Palestinë, e konsideron të turpshme abstenimin e Shqipërisë në OKB për rezolutën që kërkonte armëpushim në Palestinë. Në një kohë që në Gaza, thotë Qori, vazhdon masakra, sakrifikimi i të pafajshmëve, askush nuk do t’ia dijë, bota dhe njerëzimi po bëhen cinikë. Vota e Shqipërisë në OKB do ishte një votë për dinjitet.

“Ndërkohë që në Gaza po vazhdon masakra dhe shfarosja e civilëve, Shqipëria abstenon. Kjo është turpëruese. Vota në OKB ishte një votë për njerëzimin, për jetën, për dinjitetin – dhe Shqipëria vendosi të mos e jepte,” tha Qori.

Ai e cilësoi qeverinë e Benjamin Netanyahut si “ultraekstremiste, ultrashoviniste dhe raciste”, duke theksuar se ajo po përpiqet të shfarosë një popull të tërë, të përzërë dhe të kolonizojë territore palestineze në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar. “Bota dhe njerëzimi po bëhen cinikë. Askush nuk do t’ia dijë për palestinezët,” shtoi ai.

Duke iu referuar një analize të publikuar nga “The Guardian”, Qori nënvizoi se 83% e të vrarëve në Gaza janë civilë. Ai përmendi gjithashtu se organizata si Amnesty International e kanë cilësuar situatën si gjenocid, ndërsa gjykatat ndërkombëtare janë në proces shqyrtimi për ta njohur zyrtarisht si të tillë.

Qori përmendi edhe një episod nga marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Netanyahu, ku ky i fundit kishte mohuar urinë në Gaza, ndërsa Trump i kishte kundërshtuar deklaratat duke thënë se ekzistojnë prova që vërtetojnë të kundërtën. “Uria nuk shtiret,” theksoi Qori.

Ai pranoi se Hamasi është një organizatë terroriste, por theksoi se nuk mund të justifikohet masakrimi i popullsisë civile në emër të luftës kundër terrorizmit. “Të zhdukësh një popull për të zhdukur Hamasin është krim kundër njerëzimit. Është gjenocid.”

Në përfundim, Qori theksoi se shqiptarët mund të mos kenë ndikim direkt në konfliktin në Lindjen e Mesme, por kanë mundësinë të mbajnë qëndrim me dinjitet. “Armëpushimi është i vetmi hap drejt lirimit të pengjeve, ndalimit të gjenocidit dhe fillimit të një procesi politik. Çdo popull ka të drejtën për një shtet – edhe palestinezët.”

“Palestina është braktisur nga të gjithë – edhe nga vendet arabe. Një popull po sakrifikohet përpara syve të botës dhe bota po hesht,” përfundoi Qori.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme