Politika 13 September 2025, 10:04 Nga VNA

Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë flet për kandidaturën e tij për kryetar Bashkie

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë flet për kandidaturën e tij

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka dhënë një intervistë të hapur lidhur me ambiciet e tij politike dhe mundësinë e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë për mediat ai u shpreh se Lëvizja Bashkë do të propozojë një kandidat, por se vendimi final për emrin do të merret nga Këshilli Koordinues i partisë. Megjithatë, Qori nuk e ka përjashtuar mundësinë që kandidatura të jetë edhe e tij.

“Do të kemi një kandidat, por kush do të jetë, vendos Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë. Unë jam i gatshëm të marr përsipër çdo detyrë që më ngarkohet,” deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, Qori komentoi edhe përbërjen e qeverisë së re të kryeministrit Rama, duke theksuar se ministrat janë në një varësi të plotë prej tij. Sipas tij, ata nuk kanë personalitet politik dhe janë më shumë administratorë sesa figura politike me pavarësi.

“Si mund të bëhesh ministër pa e ditur? Këta njerëz janë të varur totalisht nga Edi Rama dhe nuk kanë pavarësi politike. Ministri duhet të jetë një figurë politike, jo vetëm një administrator,” tha Qori.

Derisa kandidatura e socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës është bërë zyrtare, nga partitë e tjera ende nuk ka emra të konfirmuar. Pritet të shihet se kush do të jetë konkurrenca kryesore ndaj Manastirliut në garën për drejtimin e kryeqytetit.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme