Politika 12 October 2025, 06:33 Nga VNA

Arkitekti i "Parkut Eden" në Kryeministri, inauguron "Tirana Moons", instalacioni i kushton kryeqytetit 390 mijë euro

Ndaje në Whatsapp
Arkitekti i "Parkut Eden" në Kryeministri,   inauguron

Ndërsa shqiptarët ishin të angazhuar me ndeshjen e kombëtares në Serbi, në Tiranë u inagurua në heshtje një tjetër projekt i bujshëm artistik me fonde publike: “Tirana Moons”, një instalacion prej druri i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza”, me një kosto prej rreth 390 mijë euro.

Instalacioni, i cili përbëhet nga kupola në formë hënash, është realizuar nga studioja vendase “UDV Architects” në bashkëpunim me studion austriake “Precht”, e njëjta që qëndron pas ndërtimit të shumëdebatuarit “Park Eden” në oborrin e Kryeministrisë – një projekt prej 3.6 deri në 4 milionë euro, gjithashtu i bazuar në strukturë druri.

Si në rastin e "Parkut Eden", edhe për "Tirana Moons" mbetet e paqartë se si është përzgjedhur studioja e huaj, dhe çfarë kriteresh janë ndjekur për justifikimin e investimit, për një instalacion të përkohshëm me kosto të lartë.

Projekti 

Sipas përshkrimit zyrtar, “Tirana Moons” përbëhet nga disa pavijone sferike prej druri, të mbuluara me tenda, ku disa prej tyre janë të pajisura me rafte librash. Gjithashtu, përfshihen:

100 vazo betoni

50 stola

260 metra katror hapësirë të gjelbër të rikuperuar

Hapësira të dedikuara për evente dhe ndërveprim qytetar

Projekti thuhet se krijon një ambient rekreativ dhe artistik, që "ndërthur estetikën me funksionalitetin publik".

Në kontrast me boshllëkun kulturor të Tiranës

Por ndërkohë që fondet shkojnë për instalacione të tilla, kryeqyteti vazhdon të përballet me mungesë të theksuar të institucioneve kulturore funksionale. Biblioteka Kombëtare vazhdon të jetë e mbyllur, ashtu si edhe Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria e Arteve, që prej kohësh ndodhen në proces rindërtimi. Teatri Kombëtar në shtëpi provizore, Cirku i Tiranës gjithashtu jashtë funksioni, duke lënë bosh një pjesë të rëndësishme të jetës kulturore të qytetit.

Kështu, ndërsa “Hënat e Tiranës” promovohen si një hapësirë për ndërveprim dhe kulturë alternative, mbetet e paqartë nëse ky projekt mund të kompensojë boshllëkun e thellë kulturor në kryeqytet – apo nëse është thjesht një tjetër “vepër imazhi” me kosto të lartë për taksapaguesit.

 

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme