Politika 17 September 2025, 17:45 Nga VNA

Apatia e opozitës në Tiranë: asnjë qëndrim për shkarkimin e Veliajt, asnjë kandidat përballë Ramës

Ndaje në Whatsapp
Apatia e opozitës në Tiranë: asnjë qëndrim për

Ndërsa socialistët në këshillin bashkiak të Tiranës janë mbledhur sot për të nisur procedurën e shkarkimit të Erion Velisë, këshilltarët e PD nuk duken gjëkundi. Ata që për muaj me radhë dolën çdo të enjte për të kërkuar largimin e Erion Velisë nga drejtimi i bashkisë, sot nuk kanë as mendim dhe as qëndrim për fatin politik të kryebashkiakut.

Nëse Edi Rama po inicion një proces politik që do të sjellë zgjedhje në Tiranë, por që në vetvete mbart probleme ligjore për procedurën e shkarkimit, opozita me në krye PD duket më apatike se kurrë. A do të votojnë këshilltarët e opozitës shkarkimin e Veliajt? Nëse po, a do bashkohen votat me ata të PS? Dhe nëse do të kenë qëndrim të ndryshëm, si do ta argumentojnë atë juridikisht dhe politikisht?

Por mesa duket, vapa e gushtit ka lënë ende gjurmë në apatinë e opozitës, e cila edhe pse ndodhet pranë zgjedhjeve të reja për Tiranën – një mundësi për t’u përballur me mazhorancën tashmë absolute të Edi Ramës – nuk ka një qëndrim. Madje nuk duket të ketë më as kandidat, pasi dy më të përfolurit dhe me më shumë shanse, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, kanë deklaruar qartas se nuk do të pranojnë të jenë kandidatë të PD.

Edhe më e zymtë duket situata në kampin opozitar, ndërsa Arlind Qori dhe partia e tij kanë bërë të ditur se nuk do të kenë asnjë kandidat të përbashkët me opozitën. Ndërsa edhe Adriatik Lapaj gjithashtu ka thënë sot se nuk do të mbështesë kandidatin e PD.

Në këto kushte, partia më e madhe e opozitës është qartazi pa busull orientimi në një përballje të fortë politike në Tiranë. E vetmja që mund ta nxjerrë nga letargjia e zgjedhjeve të 11 majit. Dhe më së paku, ia ka detyrim mbështetësve të saj t’i bëjë të qartë me kë do të kandidojë ose, në rast të kundërt, të deklarojë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për Tiranën.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme