Politika 15 February 2026, 11:28 Nga VNA

"Anti-Pezullimi": Rama qep "jelekun e shpëtimit" për vete dhe oborrin kushtetues

Ndaje në Whatsapp
"Anti-Pezullimi": Rama qep "jelekun e shpëtimit"

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga "rrobaqepësit" e tij besnikë të ligjeve, Taulant Balla dhe Ulsi Manja, pritet të depozitojë nesër një dhuratë urgjente për veten dhe kastën e lartë të shtetit. Me një lëvizje që mban erë paniku, po tentohet ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale për t'u bërë të paprekshëm nga "shpatat" e gjykatave.

Balluku: E pezulluar, por jo e harruar

Ndryshimet vijnë me një shije të hidhur për Belinda Ballukun. Megjithëse Rama po nxiton të bllokojë dyert e gjykatave, parimi i mosveprimit prapaveprues e lë "Zonjën e Infrastrukturës" jashtë kësaj ombrelle. Masa e sigurisë ndaj saj mbetet në fuqi, duke e lënë numrin dy të qeverisë si "kurbanin" e fundit përpara se të ngrihet muri mbrojtës.

"Klubi i të Paprekshmëve"

Por Rama nuk po mendon vetëm për lëkurën e tij. Nisma e re zgjeron listën e personave që nuk mund të pezullohen nga detyra, duke krijuar një lloj "imuniteti de facto" për ata që Kushtetuta i quan krerë institucionesh, por që ky ligj i kthen në "të paprekshmit e procedurës".Përveç Kryeministrit dhe ministrave, në këtë varkë shpëtimi janë ftuar të ngjiten edhe:

Bajram Begaj (Presidenti që nuk shqetësohet më nga gjykatat);

Endrit Shabani (Avokati i Popullit);

Arben Shehu (Kreu i KLSH-së);

Gent Sejko (Guvernatori i Bankës).

Kirurgjia mbi Nenin 242: Si po ndryshon rregullat e lojës?

Dallimi mes asaj që kemi dhe asaj që kërkon Rama është thjesht një listë emërore që shërben si mburojë. 

Versioni Aktual

Pezullimi nuk zbatohet vetëm për personat e zgjedhur me ligj elektoral.

"Rregullimi" i Ramës

Pezullimi nuk zbatohet për ata me ligj elektoral PLUS Presidentin, Kryeministrin, Ministrat, Avokatin e Popullit, kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin.

Lexo gjithashtu

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme