Politika 29 March 2026, 10:56 Nga VNA

Anëtarët e PD votojnë për kreun e degës në Elbasan, pesë kandidatë në garë

Ndaje në Whatsapp
Anëtarët e PD votojnë për kreun e degës në


Ka nisur këtë të diel procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Elbasan.

Votimi ka filluar në orën 08:00 në selinë e partisë në qytet dhe do të vijojë deri në orën 18:00, ndërsa anëtarët e PD-së pritet të zgjedhin drejtuesin e ri të degës përmes një gare ku marrin pjesë pesë kandidatë.

Në garë për drejtimin e degës së PD në Elbasan janë Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani.

Durim Çekrezi është aktualisht kryetar i komanduar i degës, detyrë që e mori pas tërheqjes së deputetit Blendi Himçi, i cili u konfirmua kandidat për zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Çekrezi është inxhinier në profesion dhe ka drejtuar më parë Njësinë Administrative Tregan.

Në garë është edhe pedagogu Elior Vila, i cili në platformën e tij ka theksuar nevojën për një Parti Demokratike më të hapur dhe me përfshirje më të madhe të profesionistëve.

Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, është e vetmja grua në këtë garë. Ajo vjen nga radhët e Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe synon forcimin e strukturave të partisë me më shumë përfshirje të të rinjve dhe grave.

Në listë është edhe Sokol Shkëlzeni, sekretar politik i PD në Elbasan prej vitesh, i cili synon të marrë drejtimin e degës pas një angazhimi të gjatë në të djathtën shqiptare.

Kandidati i pestë është Alis Narazani, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, i cili përfaqëson një brez më të ri brenda partisë dhe ka në fokus zgjerimin e mbështetjes për PD-në në qytet.

Procesi zgjedhor po zhvillohet në selinë e partisë në Elbasan dhe në orët e para është raportuar një pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarëve. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme