Politika 12 January 2026, 10:25 Nga VNA

Ambasadori i BE: Do të vazhdojmë mbështetjen për drejtësinë, duhen më shumë gjyqtarë dhe garanci për investitorët

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori i BE: Do të vazhdojmë mbështetjen për

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi se BE do të vijojë mbështetjen për sistemin e drejtësisë në vend, duke theksuar se ngarkesa e lartë e çështjeve po dëmton cilësinë e vendimmarrjes.

Gjatë një konference mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin koherent të ligjit, Gonzato u shpreh se gjykatësit përballen me një numër shumë të madh dosjesh, çka e bën të vështirë garantimin e cilësisë në drejtësi. Sipas tij, sistemi ka nevojë urgjente për më shumë gjyqtarë dhe prokurorë, të mbështetur nga asistentë dhe këshilltarë ligjorë.

“Drejtësia është shumë e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne do ta mbështesim gjithmonë drejtësinë në Shqipëri. Gjykatësit kanë një numër të lartë çështjesh dhe kjo e vështirëson prodhimin e cilësisë. Duhet të plotësohen të gjitha vendet bosh, nuk kemi kohë për të humbur. Këshilltarët ligjorë janë thelbësorë për një drejtësi më cilësore dhe për suksesin e reformës”, tha ambasadori i BE.

Gonzato theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të ofrojë garanci juridike për qytetarët dhe bizneset nga vendet e Bashkimit Evropian që synojnë të investojnë në vend, përfshirë blerjen e pronës apo hapjen e bizneseve.

“Në të ardhmen e afërt, qytetarët e BE mund të duan të krijojnë biznese apo të blejnë tokë në Shqipëri. Ata presin garanci të njëjta me ato që ofron një shtet anëtar i BE. Kjo kërkon njohje dhe zbatim të rregullave evropiane dhe përbën një sfidë shtesë në një situatë tashmë komplekse”, u shpreh Gonzato, duke shtuar se projekti i BE për drejtësinë do të angazhohet për të mbështetur Shqipërinë në këto procese.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme