Politika 17 September 2025, 17:57 Nga VNA

Ambasadori gjerman vlerëson Dumanin: Procesi për kreun e ri të SPAK duhet të jetë transparent

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori gjerman vlerëson Dumanin: Procesi për kreun e ri të

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar pas hapjes sot të garës për të zgjedhur kreun e ri të SPAK. Në një postim në rrjetet sociale , ambasadori gjerman vlerëson punën e Altin Dumanit dhe shprehet se nën drejtimin e tij, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, çka tregohet edhe nga besimi qytetar dhe partnerët ndërkombëtarë.

"Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë”.

Ai bën thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë dhe të lirë nga ndikimi i jashtëm. Sipas ambasadorit gjerman pavarësia e gjyqësorit është kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE."

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi sot garën për kreun e ri të SPAK, pasuesin e Altin Dumanit. Me 11 vota pro, në një mbledhje ku kishte edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, Ë shpalli vakancën dhe ka 21 ditë kohë për aplikantët. 

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme