Politika 23 March 2026, 12:12 Nga VNA

Ambasada gjermane reagon pas protestës së opozitës: dhuna është e papranueshme

Ndaje në Whatsapp

Ambasada gjermane reagon pas protestës së opozitës: dhuna

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së opozitës një ditë më parë, duke dënuar ashpër aktet e dhunës.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë thelbësore në një shoqëri demokratike, por nuk mund të justifikojnë dhunën ndaj personave apo objekteve.

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve”, thuhet në reagim.

Më tej, ambasada u bën thirrje përfaqësuesve të partive politike që të marrin përgjegjësi dhe të distancohen qartë nga aktet e dhunës.

“Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, përfundon deklarata.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme