Politika 19 September 2025, 12:42 Nga VNA

Altin Dumani: SPAK përballet me sfida serioze si mungesë stafi, infrastrukturë të pamjaftueshme dhe presione politike

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani: SPAK përballet me sfida serioze si mungesë stafi,

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, deklaroi se institucioni që ai drejton përballet me një sërë sfidash të vazhdueshme.

Ai theksoi se ndër problemet kryesore janë mungesa e stafit dhe infrastruktura e pamjaftueshme, si dhe mbingarkesa procedurale me të cilën përballen prokurorët.

Dumani iu referua gjithashtu edhe presioneve politike dhe mediatike, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të kodeve etike në ruajtjen e pavarësisë së prokurorëve:
“Kodet etike janë muret mbrojtëse ndaj çdo forme presioni politik apo mediatik,” tha ai.

Sa i përket funksionimit të sistemit të administrimit të çështjeve, Dumani bëri të ditur se ai është aktiv, por ende jo në kapacitet të plotë.
“Shpresojmë që deri në fund të vitit të funksionojë në 110% të kapaciteteve,” shtoi ai.

Në fund, kreu i SPAK theksoi se përveç rezultateve konkrete, institucioni duhet të tregojë edhe maturi, etikë dhe integritet në zbatimin e ligjit, për të përmbushur misionin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme