Politika 29 March 2026, 21:34 Nga VNA

Alis Narazani zgjidhet kryetar i ri i PD-së në degën e Elbasanit

Ndaje në Whatsapp
Alis Narazani zgjidhet kryetar i ri i PD-së në degën e  Elbasanit

Ka përfunduar procesi zgjedhor në Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Elbasan, ku pas numërimit të votave është shpallur fitues Alis Narazani, duke siguruar drejtimin e degës me shumicën e votave të anëtarësisë.

Procesi i votimit u zhvillua gjatë ditës së diel në selinë e partisë në Elbasan, me pjesëmarrjen e 1208 anëtarëve me të drejtë vote. Menjëherë pas mbylljes së votimit, nisi edhe procesi i numërimit nga komisioni përkatës.

Në garë për drejtimin e degës ishin pesë kandidatë: Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Ky i fundit arriti të fitojë besimin e shumicës së anëtarëve, ndërsa më herët ka qenl kandidat për deputet në të njëjtin qark.

Pas përfundimit të procesit, pritet që drejtuesi i ri të nisë menjëherë organizimin e strukturave dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme politike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme