Politika 24 December 2025, 15:32 Nga VNA

Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë

Ndaje në Whatsapp

Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, ka komentuar protestën kombëtare të zhvilluar ditën e hënë dhe është shprehur se qeveria s’mund të bjerë më një protestë. 

Në intervistën për Report TV, Alimehmeti ka theksuar se ndryshimi politik është një proces i gjatë dhe nuk ndodh brenda një dite.

“Nëse dikush pret që qeveria të bjerë me një protestë, kjo është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky është një proces, nuk do të bëhet çdo gjë në një ditë, do të kalojnë edhe ditë të tjera”, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se partia ka kaluar periudha përgjumjeje dhe kishte nevojë për një zgjim politik. Alimehmeti thekson rëndësinë e organizimit të strukturave brenda partisë dhe të analizës së situatës zgjedhore që PD të jetë alternativë qeverisëse.

“Unë kam qenë aktiv që në 2023, ku kam theksuar se PD ka nevojë për një pajtim kombëtar brenda opozitës, duke bashkuar faktorët që duan të kontribuojnë kundër PS dhe për të rrëzuar Ramën. Mund të kemi mendime të ndryshme, por objektivin e kemi të njëjtë.

Mendoj se mund të kishte një mbledhje kryesie për këtë, nuk kishte pse të ishte diskutim në publik. Por situata e përgjumjes kërkonte një zgjim, zbritja në bazë, analiza zgjedhore dhe ngritja e grupeve të punës. Këshilli Kombëtar dhe protesta kombëtare u bënë për këtë qëllim. Tani ka nevojë që opozita të shkojë drejt alternativës qeverisëse”, tha ai.

Kujtojmë se Alimehmeti ishte një nga nismëtarët e takimeve me demokratët për të kërkuar ndryshime në lidershipin e PD. Por ai u shfaq vetëm në takimin hapës në qytetin e Durrësit. Pas pakënaqësive që shprehën drejtuesit e PD, ai nuk shkoi më në takimet e tjera, duke e lënë të vetëm Salianjin, i cili duket se po merr koston duke u përjashtuar nga partia.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme