Politika 30 November 2025, 20:50 Nga VNA

Alimehmeti: “PD nuk respektoi hapjen dhe demokracinë e premtuar, prandaj ra mbështetja”

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti: “PD nuk respektoi hapjen dhe demokracinë e premtuar,

Ilir Alimehmeti, në një intervistë për A2 CNN, u shpreh se Partia Demokratike ka qenë më e dobët se kaq edhe në vitin 2022, por pikërisht atëherë u premtuan hapja, rithemelimi dhe demokracia e brendshme — premtime që, sipas tij, nuk u zbatuan kurrë. Sipas Alimehmetit, njerëzit qëndruan pikërisht për këto vlera, por mosrespektimi i tyre solli rënien e mbështetjes.

Ai kujtoi se protesta e vitit 2022 nuk arriti të rikthehej, duke iu referuar foltoreve përpara Kryeministrisë, një prej të cilave do të zhvillohet edhe nesër.

Alimehmeti theksoi se sistemi “një anëtar, një votë” ka kosto për shumë njerëz, por thelbësore është të gjenden zgjidhje në forumet e brendshme të PD-së, “duke vrarë mendjen për më të mirën e forcës politike”.

Sipas tij, duhet të votojë kushdo që ka të drejtë vote, por edhe anëtarësia duhet të ketë rregulla të qarta. “Në një aktivitet ku janë 50 veta, s’ka kuptim të votojnë 900 veta”, tha ai, duke shtuar se mbushjet e kutive “i kemi parë dhe nuk janë të pranueshme”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme