Politika 20 August 2025, 09:10 Nga VNA

Alimehmeti: Pa një riorganizim të thellë, PD e ka të vështirë të fitojë në 2027

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti: Pa një riorganizim të thellë, PD e ka të

PD duhet t’i nënshtrohet një reforme të thellë brenda vetes, sipas Ilir Alimehmetit, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë. Ai e konsideron këtë një mundësi kyçe për ta futur partinë në rrugën e duhur drejt zgjedhjeve të ardhshme lokale. Alimehmeti theksoi se përtej betejës për të treguar të vërtetën për zgjedhjet e 11 majit, PD ka dy sfida kryesore: beteja në parlament dhe beteja për ta bërë PD një parti fituese. Sipas tij, për ta arritur këtë, partia duhet të hapet dhe të riorganizohet.

“Ato parime me të cilat nisi rithemelimi; e para është hapja, që do të thotë të ftosh njerëz që mund të japin kontribut në parti, dhe e dyta meritokracia. Njerëzit që performojnë mirë duhet mbështetur, ndërsa ata që nuk kanë performuar siç duhet, duhet të rishikohen,” tha Alimehmeti.

Ai shtoi se riorganizimi është rruga e vetme për të krijuar frymë dhe shpresë në PD:

“Pa një riformatim të vërtetë do ta kemi të vështirë t’i qasemi zgjedhjeve të 2027. Kjo kërkon kohë dhe procedura, dhe po presim ende raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, që do të shërbejë si bazë për diskutimin e këtij riformatimi.”

Alimehmeti theksoi gjithashtu rëndësinë e fleksibilitetit dhe ndryshimeve të nevojshme:

“Diçka që funksionon, funksionon. Diçka që nuk funksionon, duhet ndryshuar për më mirë. Siç thotë Ajnshtajn, nëse përdorim të njëjtën metodologji dhe presim rezultate të ndryshme, nuk jemi të qartë tek ajo që po bëjmë.”

Ai njoftoi se do të mbajë qëndrim në Këshillin Kombëtar të PD, duke kontribuar në diskutimet për riformatimin e partisë dhe mënyrën se si ajo mund të kthehet në një forcë fituese.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme