Politika 21 September 2025, 15:50 Nga VNA

Alimehmeti kritikon PD për vonesën e kandidatit për Tiranën. ‘Thumbon' Tabakun, vetë pret 2027-ën

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti kritikon PD për vonesën e kandidatit për Tiranën.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës mbetet ende enigmë, ndërsa për doktorin Ilir Alimehmeti kjo është një kohë e humbur kot. Në një intervistë për A2CNN, Alimehmeti kritikoi PD-n duke thënë se “duhej të ishim mbledhur që këtë çështje mos ta kishte lënë zvarrë”.

Megjithëse përflitet si një nga emrat më konsensual për Tiranën sot, Alimehmeti shprehet se është gati për garën e vitit 2027. Për garën që pritet të mbahet tani, ai është dakort me zërat për të qenë kandidat më i votuari i PD në zgjedhjet e 11 majit, duke hedhur një 'thumb' për kolegen e tij, Jorida Tabaku. Ndërkoh, kjo e fundit deri tani nuk ka reaguar, duke lënë të kuptohet se nuk e ka në plan të lërë mandatin e deputetit për t'u përballur me Manastirliun.

Alimehmeti gjithashtu është i mendimit që Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar që kur ata dorëzuan peticion për mungesën e tij prej tre muajsh në detyrë. Por nuk është dakort me mënyrën që ka zgjedhur kryeministri për ta larguar nga detyra. Sipas tij, procedura është në shkelje të ligjit, madje mendon që Veliajt i duhet dhënë e drejta që të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e martë.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme