Politika 18 March 2026, 09:50 Nga VNA

Alesia Balliu paralajmëron kandidaturën për kryetare të PD: “Koha e Berishës ka përfunduar”

Ndaje në Whatsapp
Alesia Balliu paralajmëron kandidaturën për kryetare të PD:

Në një emision televiziv, Alesia Balliu paralajmëroi se në ditët në vijim do të shpallë zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Partisë Demokratike.

Ajo tha se vendimi për të hyrë në garë vjen edhe si përgjigje ndaj mbështetjes që, sipas saj, po merr nga të rinjtë dhe simpatizantët e partisë.

“Në ditët në vijim do shpall kandidaturën time për kryetare të PD. Kam një detyrim për gjithë ata të rinj që më shkruajnë dhe më mbështesin. Padiskutim që do të jap një platformë dhe do të dorëzoj dokumentet”, u shpreh Balliu.

Gjatë intervistës, ajo theksoi se ka pasur një angazhim të gjatë në strukturat e Partisë Demokratike, sidomos në forumet rinore dhe në organizimin e rinisë në qarkun e Elbasanit.

“Kam qenë në krye të forumit rinor, kam qenë drejtuese për rininë në gjithë qarkun e Elbasanit. Kam dhënë dorëheqjen nga postet drejtuese në PD, por jam anëtare. Nuk di të jetë marrë ndonjë vendim për përjashtimin tim nga PD”, tha Balliu.

Ajo bëri edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Sali Berishës, duke deklaruar se Partia Demokratike ka nevojë për një brez të ri drejtuesish.

“Koha e Sali Berishës ka përfunduar. Nuk mendoj që një person 81 vjeç mund të ecë me ritmin e kohës dhe padyshim nuk e shoh të arsyeshme. Mosha biologjike nuk e lejon Berishën ta bëjë PD një parti fituese”, u shpreh ajo.

Sipas Balliut, Partia Demokratike ka nevojë për rinovim dhe për figura të reja që të rikthejnë besimin e demokratëve.

“Jam një vajzë e re, e pakorruptuar dhe kam qenë një zë kritik. Kam avantazh atë që kërkojnë sot demokratët dhe qytetarët: rinovimin dhe figurat e reja në PD”, tha ajo.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme