Politika 30 April 2026, 10:24 Nga VNA

Aleatët falsë të Berishës që u bënë parti parlamentare, mbysin KQZ-në me kërkesa për seli qendrore dhe lokale

Ndaje në Whatsapp

Aleatët falsë të Berishës që u bënë parti

Vetëm 6 nga subjektet që garuan më 11 maj, mundën të siguronin mandate në parlament. Por tashmë që Kuvendi rezulton që parti parlamentare të jenë 15.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, koalicioni i Sali Berishës ka prodhuar 9 parti të tjera.

Kjo ka sjellë pasoja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili është bombarduar me kërkesa nga partitë false parlamentare për zyra shtetërore falas, me seli qëndrore dhe vendore.

Kjo ka sjellë përplasje edhe me qeverinë, që ka refuzuar tu japë ambiente dhe as kompensim qiraje.

Në një interpretim të fundit ligjor, të disponuar nga VNA, KQZ sqaron partitë se çfarë kushtesh duhen përmbushur, duke zhveshur qeverinë nga justifikimet, e ndërkohë duke mos pasur gjë për të bërë në raport me manovrat e Berishës.

“Partitë parlamentare gëzojnë të drejtën për t’u pajisur me ndërtesë për selinë qendrore dhe zyra vendore. Kjo e drejtë u njihet gjithashtu edhe partive politike që kanë arritur mesatarisht mbi 1% të votave në shkallë vendi në tri zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga interpretimi i dispozitave të sipërcituara, këto kritere janë të pavarura nga njëri-tjetri dhe nuk kërkohet plotësimi i tyre njëkohësisht. Për rrjedhojë, statusi i partisë parlamentare përbën kusht të mjaftueshëm për përfitimin e së drejtës përkatëse”, -thuhet në shkresën e firmosur së fundmi nga KQZ.

Disa prej tyre përfaqësojnë aleatët të cilëve Berisha u dha vende të listat e sigurta, ndërsa disa të tjerë kanë përdorur një truk me ndihmën e PD-së për të figuruar si parti parlamentare.

Kështu, përveç Partisë së Lirisë, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Republikane, PDIU-së dhe PBDNJ-së që kishin kandidatët e tyre në listat e mbyllura e që fituan mandate, si parti parlamentare figurojnë edhe Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane dhe Fryma e Re Demokratike.

Për këtë, deputetët e PD-së, Besard Xhaferi, Denisa Vata, Greta Bardeli dhe Klevis Balliu janë deklaruar si kandidatë dhe tashmë si deputetë fitues të këtyre partive.

E gjithë kjo, bëhet që aleatët e vegjël të Berishës, ata të cilëve nuk u dha dot vende për të hyrë në parlament, të mund të fitojnë para publike nga fondet vjetore që jep shteti për partitë. Ligji përcakton se financimin e marrin partitë parlamentare.

Aleatët falsë të Berishës që u bënë parti

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme