Politika 6 March 2026, 11:42 Nga VNA

Albana Vokshi pas deklaratës së Taulant Ballës: Ishte një shënjestrim i qëllimshëm politik. Jam e lënduar dhe nga qëndrimi Peleshit

Ndaje në Whatsapp
Albana Vokshi pas deklaratës së Taulant Ballës: Ishte një

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas situatës së krijuar një ditë më parë në Parlament, ku kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke i thënë: “për ty Albana kam numrin 0900”.

Sipas Vokshit, gjuha që u përdor ndaj saj ishte seksiste, ndërsa u shpreh se u ndje e lënduar nga situata e krijuar.

Duke folur në Komisionin e Jashtëm, deputetja demokrate deklaroi se dhuna verbale dhe psikologjike nuk ka vend në Parlament dhe kritikoi mënyrën se si kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën.

“Dhuna verbale, psikologjike nuk ka vend në parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar, sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë parlamentin, por jam ndjerë e lënduar për mënyrën si kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën. Për mendimin tim e menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe me mos distancimin nga ana e grave deputete socialiste për atë që u tha në foltore, për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit parlamentar të PS. Unë kam bindjen se shenjëstrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Shenjestrimi ishte i qëllimshëm, po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës”, tha Vokshi.

Ajo u ndal edhe te ndjesa e Taulant Ballës, të cilën e cilësoi si “fake”, duke thënë se në këtë rast u përdor edhe Bashkimi Evropian.

“Përdori edhe BE për një ndjesë fake, mashtrim. Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar mua dhe koleget e mia. Më kanë dërguar në SPAK mua dhe familjen time. Më kanë përjashtuar tre muaj së fundmi duke më hequr të drejtën e përfaqësimit, pse? Sepse kërkova heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, sepse ajo është modeli i grave që i jepni ju qytetarëve”, u shpreh deputetja demokrate.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme