Politika 13 September 2025, 09:52 Nga VNA

Albana Kociu përballë “diellit” të Ilir Prodës: Ministrja e re dhe sfida e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Albana Kociu përballë “diellit” të Ilir Prodës:

Me prezantimin e emrave të qeverisë së re, ministrja e Brendshme Albana Kociu zgjoi interes për faktin se do të jetë e para grua që drejton këtë institucion të rëndësishëm. Edhe pse u mundua ta minimizojë rolin e ministrit në drejtimin e rendit dhe sigurisë duke e limituar tek adresat dhe punët e brendshme, Edi Rama si dhe shumica e shqiptarëve janë të qartë se drejtuesi i këtij institucioni mban dhe ka përgjegjësi edhe për situatën e rendit në Shqipëri. Gjithashtu edhe për rolin dhe politikat e Policisë së Shtetit.

Eksperienca e këtyre 30 viteve të fundit ka treguar se ministri i Brendshëm dhe vullneti i tij politik (dhe jo vetëm politik) është përgjegjës për luftën ndaj krimit, bandave, sigurisë por edhe bashkëpunimit me organet e tjera ligjzbatuese. Në rastin konkret, Albana Kociu është një zyrtare e shtetit shqiptar me profil të lartë administrativ por jo politik. Ndërsa Policia e Shtetit drejtohet prej kohësh nga Ilir Proda, një figurë kontraverse me të shkuar të dyshimtë dhe me telefonin personal ende në shqyrtim nga Prokuroria e Posaçme. Zoti Proda ka qenë kohët e fundit në qendër të konflikteve direkte me SPAK.

Edhe pse të pazëshme si përplasje, rasti i dekonspirimit të një aksioni policor në Elbasan kur ai ishte drejtues, ai i lejimit të shkeljes së perimetrit të godinës së SPAK kur zhvillohej procesi për Erion Veliajn apo lënia jashtë aksioneve të rëndësishme të kapjes së bandave të Policisë së Shtetit janë tregues se Ilir Proda nuk është më së paku bashkëpunues me Prokurorinë e Posaçme. Lidhjet e tij të dyshuara me personazhe të krimit të organizuar dhe me lidhje politike në qeveri apo heshtja e pjesës kryesore të medias për dështimin e policisë në shumë raste shtojnë pikëpyetjet për rolin dhe fuqinë e tij në drejtimin e policisë.

Ndaj pyetja që ngrihet në këtë rast është: a do mundet vullneti i Albana Kociu të mbivendoset mbi fuqinë reale që ka drejtori aktual i Policisë së Shtetit? Apo ajo do të jetë thjesht fasadë e vendimmarrjeve të Prodës që së fundmi janë parë me sy kritik edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Kjo është një nga çështjet më interesante të qeverisë së re. Që e veshur me Diellën dhe debatet rreth saj ka lënë në hije një nga problematikat më të rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria: krimin e organizuar dhe tentakulat e tij të shtrira në qeverisje. Dhe pse jo, edhe në strukturat e larta drejtuese të Policisë së Shtetit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme