Politika 22 September 2025, 20:48 Nga VNA

Albana Koçiu dhe reforma e madhe: një cigare më pak, një status më shumë

Ndaje në Whatsapp
Albana Koçiu dhe reforma e madhe: një cigare më pak, një

Gjithë ditën qarkulloi si lajm i madh: një zv.ministër tymoste në lokal dhe ministrja e Brendshme vendosi ta shkarkojë. Një cigare u kthye në krizë qeveritare, një “ngjarje e jashtëzakonshme” për ministrinë që duhej të merrej me sigurinë e qytetarëve.

Pasdite, Albana Koçiu vendosi që kjo histori të mos mbetej vetëm nëpër portale, por të na shpjegohej personalisht edhe nga vetë ajo, me një status në Facebook. Me tone serioze, ministrja na tregoi se kishte marrë një denoncim nga një bashkatdhetar në New York, kishte bërë verifikimin dhe kishte zbatuar ligjin: zv.ministri duhej të ikte.

Dhe kështu, vendi mësoi mes “dorës së hekurt” dhe “qëndrimeve parimore” se në Shqipëri mund të biesh nga pushteti jo për korrupsion, jo për abuzime, jo për lidhje me krimin, por sepse ndeze një cigare. Dhe nëse denoncimi vjen nga diaspora, aq më mirë – shërben edhe si dekor shtesë për statusin e radhës.

Po pyetja është: a ka takuar ndonjëherë znj. Koçiu drejtorin e Policisë së Shtetit? A ka folur për reformën e forcave të rendit, për krimin që po bën ligjin në rrugë, për ngjarjet që çdo ditë tregojnë dobësinë e policisë? Apo reforma e saj e parë është spektakli i fikjes së cigareve?

Në vend që të japë një vizion serioz për sigurinë publike, ministrja zgjodhi “makiazhin”: një cigare më pak, një status më shumë. Një shou mediatik që nuk ndihmon askënd, përveçse i vë në dyshim inteligjencën shqiptarëve.

Sepse Shqipëria nuk është në krizë nga tymi i cigareve. Problemi i saj është flaka e krimit dhe e rendit të çoroditur. Dhe aty nuk mjafton një status në Facebook.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme