Politika 27 January 2026, 14:13 Nga VNA

Akti Normativ përplas socialistët në Parlament, Braçe ironizon propozimet e mazhorancës: Futbolli po jep shpirt, ju po mbështesni padelin!

Ndaje në Whatsapp

Akti Normativ përplas socialistët në Parlament, Braçe

Akti normativ për ndryshimet në buxhet u bë shkak për debat edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste në seancën e sotme të Kuvendit. Deputeti Erion Braçe u shpreh se propozimet e tij për transferimin e një pjese të fondeve të pashpenzuara tek bujqit, të cilat ishin rrëzuar disa javë më parë, u paraqitën sërish përmes aktit normativ.

Me ironi, Braçe pyeti kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nëse këtë herë duhet të votohej pro apo kundër, duke theksuar se propozimi i tij ishte identik me atë të rrëzuarin më parë.

Nga ana e tij, Balla theksoi se aktet normative ose miratohen, ose rrëzohen, pa ndryshime, duke iu referuar kërkesës së Braçes për kompensimet për fermerët dhe bujqit për dëmet nga përmbytjet. Braçe sqaroi se nuk kishte kërkuar ndryshim, por vetëm informacion mbi mënyrën e votimit.

“Nuk bëra kërkesë për ndryshim të aktit normativ. Thashë vetëm që amendamenti i rrëzuar katër javë më parë sot është sjellë me akt normativ. Pyetja ime ishte se si duhet të votoj: pro apo kundër,” u shpreh Braçe.

Deputeti socialist kritkoi gjithashtu fondet që shkojnë për Komitetin Olimpik Shqiptar, duke theksuar se ky institucion nuk prodhon rezultate konkrete. Braçe nuk kurseu ironinë, duke theksuar se futbolli si sporti më masiv në Shqipëri po jep shpirt, ndërsa mazhoranca vazhdon të mbështesë sporte që janë pothuajse të panjohura si padeli apo ping-pongu.

“Tani 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete, më vjen keq, por janë shumë para. Po ashtu, fondet që shkojnë te Komiteti Olimpik duhet të fillojnë të prodhojnë rezultate. Nëse duam të mbështesim sportin, le të mbështesim sportet masive, si futbolli, dhe jo padelin ose ping pongun,” deklaroi Braçe.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme