Politika 9 August 2025, 19:21 Nga VNA

Aksioni tek News24/Reagon ministria e Ekonomisë: Dy prona të ndryshme, kontrata e 2033-it s'ka lidhje me pasurinë e "KAYO"-s

Ndaje në Whatsapp
Aksioni tek News24/Reagon ministria e Ekonomisë: Dy prona të ndryshme,

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ka reaguar zyrtarisht sot ndaj pretendimeve të ngritura nga shoqëria “Fokus Media News”, e cila ka deklaruar se zotëron një kontratë qiraje të vlefshme deri në vitin 2033 mbi një pasuri shtetërore.

Në një deklaratë për shtyp, MEKI sqaron se pretendimi i shoqërisë lidhet me një pasuri tjetër, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pronën që i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025.

Sipas Ministrisë, pasuria për të cilën “Fokus Media News” pretendon të ketë të drejtë përdorimi është një truall me sipërfaqe 13,922 m², në zonën kadastrale nr. 8170, pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve në Shkozë. Kjo pasuri është objekt i një tjetër kontrate qiraje, të lidhur në vitin 2013 dhe të ndryshuar në vitin 2016, ndërmjet Ministrisë dhe shoqërisë “Panorama Group” sh.a., me afat deri në vitin 2033.

Ndërkohë, pasuria e kaluar “KAYO” sh.a. ka qenë më parë me kontratë qiraje të lidhur në vitin 2002, me afat deri në vitin 2022, dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë që kanë pasur palë shoqërinë “Fokus Media News”.

“Kontrata e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i përket një prone tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm. Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta është dizinformim i pastër,” thuhet në deklaratë, duke theksuar se ky keqinformim është i pajustifikueshëm, pavarësisht interesave të mundshme materiale.

Ministria thekson se pasuria në fjalë është regjistruar si një njësi pronësore e veçantë dhe nuk ka asnjë lidhje me kontrata të tjera qiraje. Ajo rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të pronës janë në përputhje të plotë me ligjin dhe vendimet e gjykatës.

“Janë dy prona, dy kontrata krejtësisht të ndryshme dhe asnjë element i kontratës së vitit 2013 nuk ka ndikim mbi vlefshmërinë e vendimeve gjyqësore që kërkojnë lirimin e pasurisë së kaluar ‘KAYO’ sh.a.,” përfundon deklarata.

MEKI nënvizon se mbetet e hapur për çdo sqarim të mëtejshëm në interes të transparencës dhe informimit të saktë të publikut.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme