Politika 9 August 2025, 18:48 Nga VNA

Aksioni tek News24& Panorama/Rama thyen heshtjen. Poston video me prishje në Vlorë. Paralajmëron masa të reja

Ndaje në Whatsapp
Aksioni tek News24& Panorama/Rama thyen heshtjen. Poston video me prishje

Teksa në Tiranë, godinat e mediave News 24 dhe Panorama Group, vijojnë të jenë nën kontroll nga forcat e rendit, kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen, përmes postimit të një videoje nga prishja e një ndërtese bosh në Vlorë. Në të parin reagim të kreut të qeverisë, lexohet qartazi "kërcënimi" për këdo që del jashtë rreshti. Ndër të tjera Rama shkruan se është i vendosur për të luftuar paligjshmërinë dhe për këtë thotë se do t'a bëjë ndaj kujtdo, qoftë ky i madh apo i vogël. Dhe në vijim, me siguri nga shtatori, kreu i qeverisë kujtohet të paralajmërojë një paketë masash të reja. 

Statusi 

Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit.

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme